Denoncimi/ Kanë humbur në Tiranë dy adoleshentë amerikanë

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Dy adoleshentë me kombësi amerikane mësohet se kanë humbur në Tiranë.  Një ditë më parë, rreth orës 12:00 të mesditës është bërë denoncimi rreth rastit në fjalë.

Burime nga policia thanë se, qytetarja amerikane Andre Grace B., ka denoncuar se 2 ditë më parë në datën 30 maj, dy fëmijët me inicialet T. B., 17 vjeç dhe  T. B., 14 vjeç janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.

Sipas të dhënave, dy adoleshentët janë me probleme mendore. /E.SH/