Denoncimi/ 10 foshnja vdiqën në maternitetin e Tiranës vetëm në janar!

Deputeti demokrat Bardh Spahia në një postim në rrjetin social “Facebook” ka denoncuar vdekjen e 10 foshnjave pasi nuk kishte vende për t’i mbajtur me oksigjen.
Sipas tij situata është e rëndë në pavionin e Neonatologjise te materniteti “Koço Gliozheni”. “Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijëve”, shkruan ai.
“Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 fëmijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë.
Për 30 orë si pasojë e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale, dmth 1 rast në ditë.
Kur situata paraqitet e tillë në Tiranë, as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe.
Për këtë situatë që vazhdon prej 4-5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë. Papërgjegjshmëria e atyre që drejtojnë shëndetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jetën e foshnjave dhe nënave.
Ndërkohë, Edvin Rama tallet me shqiptarët duke i uruar mirëmëngjesi nga mega vila e tij në Surrel”, shkruan deputeti Bardh Spahia në Facebook.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet