Dënohet rëndë Grezda, Gerrard i komunikon masën e klubit!

Eros Grezda është në telashe të mëdha, pasi pështyu kundërshtarin e tij në ndeshjen e Rangers U-21 kundër Ballymena United. Shqiptari luajti si titullar, por humbi toruan duke bërë gjestin skandaloz ndaj Andrew Burns.

Trajneri Steven Gerrard ka folur në lidhje me këtë çështje dhe ka sulmuar ashpër shqiptarin. “I kemi treguar situatën e tj dhe i kemi thënë të gjejë një klub tjetër të tregojë veten. Jemi përpjekur ta mbajmë në formë duke i dhënë mundësinë të luajë, pasi ka disa merkato që janë ende të hapura.

“Nëse sillesh në atë mënyrë nuk ka vend në këtë klub. Askush që vesh fanellën e Rangers nuk sillet ashtu, do të ketë masë disiplinore ndaj tij. Do të ulem ballë për ballë me të të marr versionin e tij. Nuk ka vend për të në fushë nëse është fajtor”, – tha Gerrard. /Telesport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet