Dënohet me 20 vite burg në Angli “Toni Montana” shqiptar

Shqiptari Mane Driza ose siç njihet ndryshe me pseudonimin “Toni Montana” u dënua me 20 vite burg nga gjykata britanike, pasi akuzohet të ketë vrarë shokun e tij në Londër.

Shqiptari goditi 120 herë me thikë shokun e bashkëkombësin e tij, Stefan Bledar Mone, pasi dyshonte se ky i fundit i kishte vjedhur unazën e martesës. Ngjarja ndodhi në qershor të 1999 në një banesë në Londër.

Atëherë u tha se “Toni Montana” shqiptar e goditi disa herë me thikë shokun e tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Por kjo është vrasja e pestë që rëndon mbi 41-vjeçarin.

Pas krimit në vitin 1999 në Londër, ai u arratis drejt Italisë ku bëri dy vrasje të tjera. Ai ekzekutoi shqiptarët Artanit Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe tentoi të vriste Lefter Maskaj.

Për këto krime u dënua në vitin 2002 në Itali dhe në Qershor të vitit të kaluar u ekstradua në Britani të Madhe për t’u përballur me akuzën e vrasjes së Stefan Bledar Mone, krim për të cilin u dënua sot.

Ndërsa arsyeja se pse Mane Driza u arratis në Britani në 1997 ishte fakti se pse bashkë më babanë e tij vranë at e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin, në fshatin Bishan të Fierit.

Driza u fut në Britani duke thënë se po emigronte për shkak të luftës dhe se ishte shtetas kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet