Dënohet me 15 vjet burg ish-shefi i shërbimit sekret bullgar

Publikuar më 23. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Ish-drejtori i shërbimeve sekrete bullgare, Kirço Kirov, u dënua me 15 vite burg për vjedhje të fondeve publike me vlerë prej 2,6 milionë euro, njoftoi sot drejtësia bullgare. Ky është një prej rasteve të rralla që një prej ish-përgjegjësve bullgarë të nivelit të lartë dënohet.

Anëtare e BE-së që prej vitit 2007, Bullgaria kritikohet rregullisht nga Komisioni Evropian për inefikasitet në sistemin e saj të drejtësisë përballë korrupsionit të nivelit të lartë. Kirço Kirkov ka qenë drejtor i shërbimeve sekrete nga viti 2003 deri në vitin 2012. Sipas akuzës, ai ka firmosur, në vitet 2007-2011, mijëra justifikime për shpenzime inekzistente për hetime që nuk janë kryer asnjëherë. /kp/Telegrafi/