Demonstratë pro unitetit në Spanjë, karriget dhe tavolinat “fluturojnë” në ajër (VIDEO)

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Nën moton “Katalonja po, Spanja gjithashtu”, u organizua në qytetin e Barcelonës një marshim i përkrahësve të unitetit.

Demonstrata përkonte me ditën kombëtare të Spanjës, u shoqërua në momente të caktuara edhe me dhunë.

Në këtë video shfaqen njerëz teksa valëvitur flamujt katalonjas dhe spanjollë, ndërkohë që të tjerë shfaqen duke hedhur karrige dhe tavolina kundër njëri-tjetrit, para se policia të arrinte t’i shpërndante.

Sipas mediave spanjolle mbetet mister se çfarë e nxiti dhunën rreth “Placa de Catalunya” të qytetit.