×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Alban Daci

Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krijohet vetëm për të krijuar pushtet dhe institucione, por edhe per t’i rregulluar dhe ekuilibruar ato. Baza e demokracisë fillon që tek zgjedhjet parlamentare (kjo në rastin e republikave parlamentare). Nëse zgjedhjet manipulohen dhe dhunohen, rezultati i përbërjes së parlamentit është për pasojë antidemokratik dhe respektimi i rregullave të brendshme demokratike nuk është i nevojshëm dhe i dobishëm. Ne, aktualisht kemi nje kod zgjedhor antidemokratik dhe antikushtetues dhe zgjedhja e deputetëve nuk bëhet permes një gare të vleresuar me juri qytetare, por me emerime përmes diktatit të kryetareve të subjekteve politike që e kanë të drejtë e eskluzive.

Në këto rrethana deputetët nuk duhet të kenë cilësi, të cilat i shërbejnë sovranit, por janë aty vetëm për shkak të cilësive që koencidojne me nevojat dhe interesat e kryetarit të partisë . Dikush është aty, sepse është i fortë në lagje, dikush tjetër që nuk din të lexojë e të shkruajë, por është i mirë për shurdhues dhe përdor mirë e dajakun, dikush tjetër, sepse ka para dhe mban partinë me lekë për çdo aktivitet e dikush tjetër është i mirë të bëjë pazare. Kjo ka bërë që niveli i dijes në Parlament të jetë më i ulti ndoshta që nga Pavarësia e deri më sot. Demokracia ekziston fale dijes, garanton dijen dhe mendin ndryshe dhe zhvillohet prej saj. Sa më ulët të jetë niveli i diturisë aq më pak mundësi dhe kapacitete janë për ta mbrojtur apo për ta zhvilluar demokracinë.

Në këto rrethana demokracia brenda grupeve parlamentare është e dobët për disa arsye: 1. Niveli arsimor i deputetëve është nën minimalen, shumë nuk dinë shkrim e këndim , nuk kanë informacione bazë juridike, s’kanë lexuar kurrë Kushtetutën, s’kanë lexuar kurrë Rregulloren e Parlamentit e për të mos thënë pastaj se një pjesë e mirë e tyre s’kanë lexuar kurrë as edhe një libër. 2. Ata (deputetët) s’janë aty për të përfaqësuar e mbrojtur qytetarët, por janë falë diktatit të kryetarit të subjektit politik që përfaqësojnë. Ata i ka emëruar ai (Kryetari) dhe jo vota e qytetarëve. Prandaj, ai i ka vënë (Kryetari) dhe po ai i largon, kur të dojë po me mekanizma jo politike. 3. Situtata me këtë Kod Zgjedhor, ngjanë me listat e deputetëve që propozonte Partia në kohën e Regimit dhe konfirmoheshin pa kushte nga qytetarët në një trysni krejt antidemokratike. Kete analize e bera duke u nisur nga nje lajm se deputetet e grupit te PS kane firmosur ne te bardhe per Prokurorin e Pergjitshem pa e ditur se per ke.

Vrasës i demokracisë dhe i Kushtetutës është ky Kod Zgjedhor që partive politike e sidomos dinastive politike dhe ekonomike ju pelqen dhe ju intereson. Qëllimi i vetëm dhe final i këtij kodi që partitë e kjo klase politike e Don shume është ruajtja e establishment dhe kthimi i pushtetit me trashëgimi nga prindërit tek fëmijët. Listat e 2021 do të jenë plotë me trashëgimtarë politikë, nga fëmijët e atyre që kanë qenë protagonistë në këto 30 vite tranzicion e tashmë për shkak të moshës e konsumimit të tepruar nuk pretendojnë të rikonfirmohen në lista, por duan e fëmijët e tyre të trashëgojnë pikërisht ulësat e tyre në Parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë