Delegacioni i Venecias, Hajdari: Zgjidhja e ngërçit, obligim edhe për deputetët

Deputetja demokrate, në një postim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me takimin që zhvilloi së bashku me disa deputetë të tjerë me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili zbarkoi sot në kryeqytet për t’u njohur me klimën politike dhe mungesën e dialogut.

Ndërkaq, Hajdari pohoi se gjatë takimit, deputetët vlerësuan rolin e rëndësishëm dhe këshillues të Komisionit të Venecias si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale politike në Shqipëri.

Postimi i Hajdarit:

Sot në mëngjes në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë përfaqësues të grupeve parlamentare të opozitës zhvilluan një takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të aktivitetit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.” Deputetët e pranishëm vlerësuan rolin e rëndësishëm këshillues të Komisionit të Venecias si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe mbi rolin që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë në zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet