Del në treg celulari i parë me dy ekrane me palosje

Publikuar më 19. 10. 2017 nga Bleona Metushi

ZTE ka prodhuar celilarin e parë me dy ekrane të plota. Ekrani i parë i Axon M është 5.2 inç me rezolucion 1080p, 4GB RAM dhe një kamera 20 MP. Edhe ekrani i dytë është e të njëjta përmasa dhe cilësi.

Dy ekranet mund të mbahen të palosura ose të hapen për të pasur një zonë më të madhe pune ose të përdorni dy aplikacione të ndryshme në njëjtën kohë, një në çdo ekran.

Por Axon M mund të ‘tendoset’ dhe të pasqyrohen në të dyja ekranet që dy njerëz të shohin të njëjtën përmbajtje në të njëjtën kohë. Madje është e mundur që të hapësh video njëkohësisht në të dy ekranet.