Del formacioni më i mirë i sezonit, mungojnë Mesi, Ronaldo, Nejmar

Publikuar më 01. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Ndërkohë që ka mbaruar faza e parë e kampionateve në ligat kryesore të Evropës, portali i njohur “goal.com”, ka përzgjedhur formacionin me 11 lojtarët më të mirë të këtij sezoni.

Porta mbahet nga De Gea, ndërsa në mbrojtje, për performancat e tyre deri më tani, janë vlerësuar Dani Alvesh nga PSG, Shkrinjar i Interit, Pike dhe Max nga Augsburgu.

Në mesfushë dominojnë lojtarët e Mançester Sitit, me David Silvan dhe Kevin De Brujn, ndërsa i treti është edhe Luis Alberto.

Ndërkaq në sulm është treshja që ka shkëlqyer këtë sezon, Salah, Kejn dhe Mbape.