Deklarata shokuese e gazetarit: Nga përmbytjet, autostrada u …(VIDEO)

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Gazetari Erion Skendaj të hënë në mbrëmje ka treguar për përmbytjen dhe situatën e rëndë që u krijua në autostradën Tiranë-Durrës. Skendaj theksoi në emisionin ‘Opinion’ se gjithçka çfarë u krijua atë ditë kalon edhe fuqinë e reshjeve të shiut, pavarësisht dendësisë së tyre. Ai theksoi se rruga ishte e bllokuar nga uji për rreth një kilometër, ndërsa 300 makina gjendeshin të bllokuara.

Sipas tij, gjithçka ishte rrëmujë dhe disa makina ishin edhe të përplasura, ku mendohet se mund të ketë pasur edhe një rrymë uji. Gazetari tha se trafiku ndarës i autostradës ka shërbyer si digë, kurse ujërat kanë ardhur nga pjesa kodrinore e City Parkut, ku gjithçka për vetëm disa minuta u shndërrua në një bazen uji. Skendaj tregoi se pikërisht ajo situatë e krijuar, terrorizoi njerëzit dhe i la ata të vetëm në mes të ujit për të zgjidhur situatën.