Deklarata e Vuçiç: Luftojmë për sovranitetin e Serbisë me çdo çmim

Publikuar më 12. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm për të luftuar për, për siç ka thënë, sovranitetin dhe autonominë e Serbisë. Ai ka thënë se këtë do ta bënte pavarësisht çmimit që do ta paguante, raporton Tanjug. “Askush nuk e do Serbinë më shumë sesa ne”, tha ai.

I pyetur nëse Serbia ka gjetur rrugën historike në mes të fuqive të mëdha dhe interesave të saja dhe më tej rrugën për ta mbrojtur vetë, Vuçiç ka thënë:

“Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se atmosfera me të cilën ju prijmë politikës së jashtme dhe asaj të brendshme nuk është e lehtë dhe e thjeshtë”, shkruan Klan Kosova.

“Kur ata shohin presion nga anë të ndryshme, kjo bëhet sepse përfaqësuesit e këtyre vendeve përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre, jo sepse ata e duan Serbinë”, është shprehur ai.