
Mjekja pediatre Alketa Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Top Albania Radio”, ku ka thënë se nuk do të vizitojë kurrë fëmijë të pavaksinuar,nga sëmundje të ndryshme që atyre u shfaqen në vitet e para, siç është fruthi, lija, turbekulozi etj.
Ajo e arsyetoi këtë me faktin se në momentin që një fëmijë i pavaksinuar shkon për vizitë te ajo, dhe aty ndodhet edhe një fëmijë tjetër me sëmundje të rëndë, infektimi do të ishte fatal për fëmijën e sëmurë.
“Unë do të deklaroj këtu që nuk do të pranoj të vizitoj kurrë një fëmijë, i cili nuk vaksinohet, sepse në momentin që ky fëmijë i pa vaksinuar vjen për vizitë tek unë, aty mund të kem një fëmijë, që larg qoftë të ketë një sëmundje si leucemi ose ndonjë sëmundje tjetër që është problematike te fëmijët.
Atëherë, ky fëmijë që mezi ka shpëtuar nga sëmundja bazë, të marrë një virozë apo një sëmundje të fëmijës tjetër që s’është vaksinuar, kjo është fatale, është vdekjeprurëse. Vaksinimi nuk është përgjegjësi vetëm vetjake, por është përgjegjësi për tërë botën. Fatin e botës e kemi ne në dorë.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Shyqyr Zotit, kanë mbetur edhe mjekë të tjerë, që i dinë lojrat e Big Pharmës dhe nuk do të kemi nevojë për ty – nëse do të jesh gjallë për shumë vite.