Deklarata e Bashës: Jeta e Tahirit e rrezikuar nga Rama. Ja përse (VIDEO)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur aludime të forta mbrëmjen e sotme, lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Duke folur në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka në SYRI.net, Basha tha se Tahirit mund t’ia kishin mbyllur gojën ndryshe.

Por Basha shprehet se për momentin kanë vendosur t’ia mbyllin gojën duke i bërë çdo favor duke shkelur edhe Kushtetutën vetëm e vetëm që Tahiri të mos flasë.

“Sepse Ramën, Tahirin Xhafën, Habilajt i lidh kodi heshtjes. Mos fol për mua se do flas për ty. Apo siç e tha Saimir Tahiri 24 orëshin e parë; nuk keni parë gjë akoma. Prandaj Rama e ka jetike të kapë drejtësinë. E gjitha kjo që ndodh është një fasadë. Jetikë është kapja e drejtësisë . E rëndësishme është që Tahirit t’i mbyllet goja. Ta them haptazi, mund t’ia kishim mbyllur gojën edhe ndryshe dhe e kam menduar por këtu nuk ka një institucion ku të shkosh e tu thuash merrni masa se atij mund t’ia mbyllin gojë edhe ndryshe. Por momentin kanë vendosur t’ia mbyllin gojën duke i bërë çdo favor duke shkelur edhe Kushtetutën vetëm e vetëm që Tahiri të mos flasë”, tha kreu i PD-së Lulzim Basha.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet