I dehur, përdhunoi të ëmën!

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Agim Popoci

Me dyshimin se ka përdhunuar të ëmën e tij 50-vjeçare, serbit 29-vjeçar S. T. nga Vraçeviçi i Lajkovcit, Gjykata e Lartë në Valevë të Serbisë, i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

E përditshmja serbe “Veçernje novosti” bënë të ditur se S.T.  e ka kërcënuar të ëmën se do ta vrasë, e  ka keqtrajtuar, tërhequr për flokësh e në fund e ka përdhunuar, siç thuhet, nën ndikimin e alkoolit.

Banorët e Vraçeviçit theksojnë se marrëdhëniet në familjen e S.T. ka kohë që janë trazuar sepse ai nuk punon dhe vazhdimisht pi alkool, gjë për të cilën e ëma e ka kritikuar, dhe konfliktet ishin bërë të shpeshta.