
Një fabrikë ku prodhohen dhe ruhen dozat e vaksinave të AstraZeneca, është evakuuar pasi u vu re një pako të dyshimtë.
Policia e Uellsit tha se oficerët ishin në zonën industriale Wrexham.
“Ne morëm një pako të dyshimtë këtë mëngjes. Të gjithë autoritetet përkatëse u informuan menjëherë”. Duke ndjekur këshillat e ekspertëve, ne evakuuam pjesërisht zonën në pritje të një hetimi të plotë”, njoftoi fabrika e Wockhardt në Mbretërinë e Bashkuar.
Bomb squad called to vaccine factory in Wrexham after reports of a suspicious looking package.
BBC reporting no injuries.
Phew!
I saw a suspicious looking bag on a bus once.
I was nearly blown up looking at it. Thankfully no injuries. pic.twitter.com/2JwbQgeqY8
— Steve Brookstein (@stevebrookstein) January 27, 2021
Policia tha se një kordon ishte vendosur afër fabrikës dhe publikut iu kërkua të qëndronte larg. Nuk pati raportime për lëndime, dhe një njësi e asgjësimit të eksplozivëve ishte në vendin e ngjarjes.
Fabrika në Rexham ka kapacitetin për të prodhuar afërsisht 300 milion doza të vaksinës në vit.
“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”
Një punonjës në një kompani afër tha se dëgjoi “një shpërthim të madh” rreth orës 11:35 të mëngjesit (me kohën e Mbretërisë së Bashkuar).
“Ne ishim pranë Wockhardt”. Të tre po flisnim dhe dëgjuam një shpërthim, një shpërthim të madh”, tha ai. “Unë dola jashtë, nuk shihja asgjë. Vështrova në anën tjetër dhe dy djem ishin në çati. Menjëherë më pas, policia kishte bllokuar rrugën dhe po kontrollonte nëpër shkurre”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply