Degët në fakultete, 6 hapat që duhet të ndjekin maturantët

Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH), publikon formularin me degët që duhet të zgjedhin maturantët. Afati i aplikimit 31 korrik-5 gusht. Procesi dhe hapat që do të ndiqen nga kandidatët. Mundësi për të aplikuar në 10 fakultete

Enida Vërça

Rrjeti Akademik Shqiptar ka publikuar formularin A2 për maturantët të cilët do të synojnë të kapin një degë në universitet. Nga data 31 korrik deri më 5 gusht, do të jetë i hapur ky formular, në të cilin maturantët duhet të listojnë10 degë. Si fillim, behët me dije që maturantët duhet të paguajnë tarifën e aplikimit 2 mijë lekë të përcaktuar nga ministria e Arsimit dhe më pas hapat që do ndiqen. Maturantët duhet të hyjnë në portalin e U-Albania dhe do të logohen në bazë të dhënave që kërkohen. Në këtë mënyrë kërkohet karta e identitet të maturantit, ose ID e maturës dhe më pas hyn automatikisht në sistem. Më pas maturanti shkarkon faturën nga sistemi, kryeni pagesën në postë ose në një bankë të nivelit të dytë. Pas këtij procesi maturanti ruan kodin dhe mandatin e pagesës, duke e dorëzuar atë në sekretaritë përkatëse të shkollës. Pas dorëzimit të faturës maturantit i lind e drejta për të pasur askses aplikimin në 10 degë për arsimin e lartë.

Procesi

Procesi i aplikimi do kryhet nga portali U-albania, duke aksesuar në adresën : www.ualbania.arsimi.gov.al. Pas kësaj maturanti, duhet të klikojë mbi butonin “Aplikimi A2/A3” dhe më pas në faqen pasardhëse, ku do të shfaqen hapësira maturant dhe mësues. Maturanti duhet të klikojë mbi butoni “maturant” për të vijuar me tej aplikimin. Pas kësaj, ju shfaqet një faqe, ku u kërkohen të dhënat personale si:ID-ja juaj e maturës dhe numrin personal i Letërnjoftimit (ai që fillon dhe mbaron me shkronjë), për të kryer identifikimin. Faqja që hapet në vijim përmban 3 seksione që janë: seksioni i informacioneve personale, ai i faturës dhe seksioni i aplikimit. Në seksionin e informacioneve personale, do të hidhni dhe të shikoni të dhënat tuaja personale. Në seksionin e faturës, do mund të shkarkoni faturën për arkëtim, me të cilën do kryeni pagesën në bankë. Në këtë rast duhet të bëni shumë kujdes pasi fatura përmban një kod 6-shifror unik (kodi i aplikimit), i cili gjenerohet për çdo faturë. Ky kod do ju duhet për të konfirmuar pagesën pranë mbikëqyrësit të shkollës, dhe për të përfunduar plotësimin e preferencave. Çdo herë që klikoni butonin “Printo një kopje të faturës”, do gjenerohet një kod i ri 6-shifror. Në këtë formë duhet të jeni të kujdesshëm me kodin që do të përdorni për identifikimin tuaj në vijimin e procedurave të mëtejshme të konkurrimit. Ndërsa në seksionin e aplikimit mund të shikoni statusin e aplikimit tuaj. Statusi i aplikimit mund të jetë në 3 gjendje, jo aktiv, aktiv, si dhe përfundimtar. Statusi “jo aktiv” tregon që ju nuk keni konfirmuar ende pagesën pranë mbikëqyrësit të shkollës, e për pasojë nuk mund të vijoni me procedurat e mëtejshme. Statusi aktiv tregon që ju mund të plotësoni preferencat tuaja, pasi është konfirmuar pagesa e aplikimit në sistem. Ju do ju jepet mundësia të plotësoni preferencat në datat e përcaktuara! Ndërsa statusi përfundimtar, tregon se ju keni përfunduar me sukses plotësimin e preferencave.

Hapat

  1. Pas identifikimi dhe kalimit të gjithë procesit të sipërpërmendur i cili është hapi i parë që duhet të ndjekin, maturantët kalojnë në hapin e dytë, atë të printimit të faturës.
  2. Klikoni mbi butonin “Printo” një kopje të faturës. Pasi të keni kryer pagesën dhe shkoni në bankën për të kryer pagesën.
  3. Pasi pagesa juaj të jetë konfirmuar, statusi juaj do ndryshojë në aktiv, dhe do ju shfaqet mesazhi “Pagesa e konfirmuar” në seksionin e faturës.
  4. Klikoni mbi butonin e “Statusit” për të plotësuar preferencat dhe do ju shfaqet faqja si vijon. Lexoni me vëmendje kushtet e mesatares përpara se të vijoni me përzgjedhjet. Klikoni butonin shto preferencë për të bërë të mundur plotësimin e dhjetë degëve ku doni të konkuroni. Ju mund të bëni edhe ndryshimin e preferencave gjatë aplikimit, por asnjëherë pas plotësimit dhe konfirmimit
  5. Pasi të keni plotësuar preferencat , klikoni mbi butonin “Ruaj Preferencat”. Në vijim do ju shfaqet faqja si vijon, me tabelën e plotësuar të preferencave. Edhe në këtë rast duhet të bëni kujdes. Kjo pasi aplikim mund të mos jetë ende përfundimtar. Për të përfunduar aplikimin, duhet të vendosni kodin e aplikimit që gjendet tek kopja juaj e faturës, me të cilën keni kryer konfirmimin. Vendosni Kodin e aplikimit në fushën përkatëse, dhe klikoni buronin “përfundo aplikimin”. Pasi të bëni këtë ju mund të printoni dhe të ruani një kopje të formularit të plotësuar për ta ruajtur përgjatë gjithë procedurës.
  6. Në faqen tuaj kryesore, përfundimi i aplikimit do bëj ndryshimin e statusit nga aktiv, në atë përfundimtar. Vetëm në këtë moment aplikimi juaj është përfunduar dhe ju do të prisni më pas për shpalljen e fituesve në universitete, lista e të cilës do të bëhet publike në datën 30 gusht.

Afatet

Përcaktimi i mesatares së gjimnazit dhe përmbushja e afateve të aplikimit janë dy elementet themelor të maturantit për të rritur shanset e shpalljes fitues në një degë të caktuar, në bazë të preferencave. Në faqen zyrtare të portali U-Albania, mësohet se dita e fundit e kryerjes së pagesës është data 25 korrik. Pas kësaj, maturantët në datat 31 korrik deri më 5 gusht do të nisin plotësimin e formularit A2. Dhe më pas publikimi i fituesve, pritet të bëhet më 30 gusht nga universitetet përkatëse. Procedura e aplikimit online do të jetë e njëjtë si për programet e studimit në universitetet publike, ashtu dhe në ato private që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë. Duhet të bëni kujdes në procedurat e aplikimit për studimet e larta vetëm sipas afateve të përcaktuara.

Aplikimet

Gara në universitet për 10 degë studimi

Ashtu si një vit më parë edhe për këtë vit akademik, maturantët do të garojnë për të hyrë në universitet me 10 preferenca studim. Ministria e Arsimit ka sqaruar se regjistrimet nëpërmjet portali online në asnjë rast nuk do të pranojë aplikime të kandidatëve të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar mbi notën 6 (gjashtë) nga qeveria. Ndërkohë maturantët të cilët kanë një mesatare më të ulët se nota 6, u lind e drejta për të aplikuar vetëm në programet e studimit 2-vjeçare me karakter profesional. Për mesatare mbi 6 dhe nën 7, maturantët kanë të drejtë që të aplikoni në të gjitha degët e tjera duke përjashtuar ato të mësuesi dhe mjekësisë. Për mesatare mbi 7 dhe nën 7,5 maturantët kanë të drejtë të aplikojnë në të gjitha programet e studimit me përjashtim të degëve të Universitetit të Mjekësisë. Ndërsa për mesataret ndërmjet notës 7.5 dhe 8.5 maturantët mund të aplikojnë në të gjitha degët duke përjashtuar ato të Fakultetit të Mjekësisë. Ndërsa në rastet e mesatares mbi notën 8.5, maturantët mund të aplikoni në të gjitha degët që dëshirojnë, qoftë në universitet publike po ashtu edhe ato private.” Nëse keni mesatare më të ulët se sa nota 6, ju mund të aplikoni vetëm për programet e studimit 2-vjeçare me karakter profesional. Për mesatare mbi notën 6 dhe nën notën 7, ju keni të drejtë që të aplikoni në të gjitha degët e tjera, duke përjashtuar ato të mësuesisë dhe Universitetit të Mjekësisë. Për mesatare mbi notën 7 dhe nën notën 7,5 ju keni të drejtë të aplikoni në të gjitha programet e studimit me përjashtim të degëve të Universitetit të Mjekësisë. Për mesataret ndërmjet notës 7.5 dhe 8.5 ju mund të aplikoni në të gjitha degët duke përjashtuar vetëm tre degët e Fakultetit të Mjekësisë. Në rastet e mesatares mbi notën 8.5, ju mund të aplikoni në të gjitha degët që keni dëshirë, si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private”, sqaron MASR. Krahas mesatares një tjetër pikë që duhet të tregoni kujdes maksimal gjatë aplikimit është edhe kodi 6 shifror që do të shërbejë për identifikimin tuaj në sistem. Ky kod është pjesë e faturës që do të siguroni në bankë pas shlyerjes së tarifës prej dy mijë lekësh.

Tre raundet e aplikimit në universitet

Maturantët u lind e drejta për të aplikuar në tre raunde. Në raundin e parë procedura e regjistrimit të fituesve do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara, të cilat nuk kanë më aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues gjatë fazave të mëparshme, të cilët nuk rezultojnë të jenë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve të bërë në raundin e parë.

Raundi i dytë

Raundi i dytë i aplikimeve do të nis në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Sa i takon procedurave të aplikimit, si fillim ata duhet të çregjistrohen nga raundi i parë dhe të kryejnë pagesën. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U- Albania

Raundi i tretë

Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues; c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të pare ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin “U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër. Brenda datës 08 nëntor 2019, RASH përcjellë në QSHA, në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të tri raundeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet