×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dedikim një heroi të kohës sonë…

Zef Preçi

Titulli i këtij komenti të së dielës nuk ka asnjë lidhje me romanin e mirënjohur të Lermontovit gati dy shekuj më parë. Unë po shkruaj për Arjanin, për atë djalin që vetëm katër ditë më parë dha jetën mes tymit dhe flakëve për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Mendimi i parë është se për sa kohë ka individë të tillë, heronj të heshtur dhe të vërtetë, ka shpresë se Shqipëria do të bëhet. Askush nuk duhet të ketë dyshim për këtë. Por nuk ishte ky qellim i këtij komenti. Me siguri shpura e qeveritarëve, në kërkim të disa “like” e “share” më shumë, do ta gjejë rrugën për t shpia e këtij djaloshi guximtar që meriton respektin e pafund të gjithkujt që flet Shqip.

Pyetja 1: Përse organi i akuzës nuk heton ngjarjen, kushtet e respektimit të rregullave kundra zjarrit, sistemet e alarmit, gatishmërinë e njësive përkatëse, etj. Në këtë mënyrë, edhe pse me një kosto njerëzore të dhimbshme, edhe pse në mënyrë reaktive dhe jo proaktive, mund të shkundej pak sistemi dhe të rritej siguria edhe në fusha të tjera. Për këtë mjafton të kujtojmë se ç’ndodh me bombolat e gazit të lëngshëm, si në perdorimin familjar, ashtu edhe për qëllime biznesi… Jetojmë në mëshirën e fatit se ata që kanë marrë përsipër të qeverisin fatet e vendit, e kanë mendjen te koncesionet, tenderat, te mashtrimi elektoral i radhës, te pasurimi i vetes, familjarëve, klanit politik e nepotik që i rrethon.

Pyetja 2: Numri kaq i madh dhe në rritje i humbjeve të jetës në kantiere ndërtimi, në miniera, nga helmet e ndryshme, nga aksidentet, nga zjarri, nga uji i detit dhe dëmet nga përmbytjet, etj., duhet të shërbejë si sinjal alarmi për të rishikuar, plotësuar e përmirësuar kuadrin ligjor dhe institucional në fushën e sigurisë së jetës dhe të pronës. E pra kjo është detyrë e atyre që kanë marrë apo duan të marrin përsipër të qeverisin vendin. Asgjë e re prej nja njëzet vjetësh.

Pyetja e 3: Ku jane shoqëritë e sigurimeve që mbas çdo fatkeqësie natyrore i zënë derën kryeministrit për ndonjë lëshim të radhës, kuptohet si sigurim i detyrueshëm dhe që penalizon gjithë qytetarët për të shtuar fitimet e tyre. Ku janë promocionet marramendëse të tyre dhe asnjë hap përpara për të lidhur sigurimin vullnetar me përfitimet e palës së dëmtuar? Asnjë hap përpara. Madje, në një prononcim në rrjetet sociale të pronarit të kompanisë ku punonte prej 10 vitesh heroi ynë i vërtetë që po i dedikojmë keto radhë, përveç vlerësimit dhe mirënjohjes së merituar, asnjë fjalë se me çfarë do të jetonte prej sot e tutje familja e tij, djali 2 vjeçar dhe bashkëshortja (nuk ta nxë goja fjalën vejushe, për një Zi je ndoshta as 25 vjeç)? E pra, më e pakta, u duhej lidhë një pension i posaçëm, të paktën derisa fëmija të mbushë moshën 18 vjeç, e nëse vazhdon shkollën e lartë, derisa ta përfundoje atë, por jo me vonë se deri në 25 vjeç. E pra, asnjë fjalë as për këtë detyrim elementar, ndoshta të parashikuar apo nënkuptuar edhe në kontratën e tij të punës. Nëse pronari kujdeset për fitimet e veta, duhet të jetë gjykata, shteti dhe pushteti që t’i japë zgjidhje dhe të unifikojë praktikat në këtë fushë.

I shkrova këto radhë duke besuar se ndokush në fuqi vendim-marrëse do të zgjohet nga emocionet që shkakton te çdo njeri një ngjarje e dhimbshme e pashembullt si kjo dhe t’i drejtohet arsyes, pikërisht arsyes shtetërore, për të cilën ky vend ka kaq shumë nevojë. E nëse këtë nuk e bëjnë ata që qeverisin sot, uroj të kenë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë ta bëjnë ata që do të qeverisin nesër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Lëreni pranverën të vijë!

Lëreni pranverën të vijë!

Publikuar më 07.04.2021
Silvana Begaj E vërteta që i bën njerëzit të lirë, në shumic...

Silvana Begaj E vërteta që i bën njerëzit të lirë, në shumicën e rasteve, është e vërteta të cilën njerëzit preferojnë të mos e dëgjojnë! (H.S.Agar) Por, Lëreni pranverën të vijë. Me të del Dielli. Ai diell që i jep jetë cdo qenieje, ai diell që lë zbuluar cdo padrejtësi. Dielli që bën sythat të […]

Lexo më shumë

Të mos përjashtohen shqiptarët që jetojnë jashtë!

Të mos përjashtohen shqiptarët që jetojnë jashtë!

Publikuar më 06.04.2021
Alban DACI Një betejë e rëndësishme është rotacioni politik,...

Alban DACI Një betejë e rëndësishme është rotacioni politik, i cili sjellë një frymë të re dhe një kohezion të ri politik, duke e shkundur shtetin nga themelet bashkë me problematikat aktuale që, për fat të keq, i ka. Një betejë e rëndësishme e Presidentit, po në të njëjtën kohë, është ndalimi i fenomenit të […]

Lexo më shumë

“Një krahasim në shifra midis vaksinave perëndimore dhe kineze”

“Një krahasim në shifra midis vaksinave perëndimore dhe kineze”

Publikuar më 01.04.2021
Nga Erion Dasho Në renditjen botërore të vaksinimit, Britani...

Nga Erion Dasho Në renditjen botërore të vaksinimit, Britania e Madhe dhe Kili qëndrojnë në vendet e para (përkatësisht në vendin e katërt dhe të gjashtë). Britania e Madhe ka administruar më tepër doza të para (58% përkundrejt 46%) kurse Kili ka arritur të vaksinojë me të dy dozat më shumë se trefishin e Britanisë […]

Lexo më shumë

Bab, a jam biri i një Heroi?

Bab, a jam biri i një Heroi?

Publikuar më 27.03.2021
Nga Enida Vërça – Bab, a jam biri i një Heroi? –...

Nga Enida Vërça – Bab, a jam biri i një Heroi? – Sot nuk ka rëndësi bir, unë i mbylla sytë përgjithmonë! Ai u largua si çdo ditë, me vrapin që e shoqëronte çdo mëngjes. Më puthi në ballë, fort, fort. Më të qeshur më tha se e kisha lënë pa gjumë gjithë natën nga […]

Lexo më shumë

A po përdoren burimet shtetërore për fushatën që filloi sot?

A po përdoren burimet shtetërore për fushatën që filloi sot?

Publikuar më 26.03.2021
Zef Preçi Para një muaji, me mbështetjen e BE-së dhe Këshill...

Zef Preçi Para një muaji, me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Europës KQZ dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI) trajnuan rreth 40 monitorues të financimit të fushatës zgjedhore mbi kuadrin ligjor të miratuar, në përpjekje për të krijuar një sistem monitorimi dhe raportimi që bazohet në përvojat e mira botërore në këtë fushë. Përdorimi i […]

Lexo më shumë

A është ky fundi i Azerbajxhanit?

A është ky fundi i Azerbajxhanit?

Publikuar më 23.03.2021
Kur kryeministri armen Nikol Pashinyan pranoi një armëpushim...

Kur kryeministri armen Nikol Pashinyan pranoi një armëpushim në 10 nëntor 2020, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev kishte arsye të ndjehej triumfues. Ai përmbysi humbjet territoriale të pësuara nga babai i tij, ish presidenti i Azerbajxhanit, në fund të luftës së parë të Nago-Karabakut. Ai kishte filtruar me sukses me Shtetet e Bashkuara duke u […]

Lexo më shumë

“Fëshfërima në errësirë”- Është koha që BE të vendosë se çfarë të bëjë me Turqinë

“Fëshfërima në errësirë”- Është koha që BE të vendosë se çfarë të bëjë me Turqinë

Publikuar më 21.03.2021
Në samitin e dhjetorit Këshilli Evropian edhe një herë vendo...

Në samitin e dhjetorit Këshilli Evropian edhe një herë vendosi të shtyjë zvarritjen e negociatave. Në përfundimet e tij ai vuri në dukje: “BE do të kërkojë të koordinojë në çështjet që lidhen me Turqinë dhe situatën në Mesdheun Lindor me Shtetet e Bashkuara”. Pra, problemi i është kaluar Joe Biden, por për vetë-respektimin e […]

Lexo më shumë

E për këtë vras mendjen: Po për zgjedhje kë të zgjedh?

E për këtë vras mendjen: Po për zgjedhje kë të zgjedh?

Publikuar më 20.03.2021
Silvana Begaj Dhe si ka mu ba Shqypnia? Dhe si ka mu ba Shqy...

Silvana Begaj Dhe si ka mu ba Shqypnia? Dhe si ka mu ba Shqypnia Ku në të njëjtën rrugë ecin Krah për krah Dija e padija E kur në një tra me Sokëllima Jetojnë së bashku vrasësi e viktima (At Gjergj Fishta)   E për këtë vras mendjen: Po për zgjedhje kë të zgjedh? Të […]

Lexo më shumë