Dëbora mbulon fushën, arbitri e gjen me hapa pikën e 11-metërshit (FOTO)

Publikuar më 11. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Freiburg ka arritur që të marrë dje një fitore spektakolare me përmbysje 4-3 ndaj Këln, në një duel që është kushtëzuar nga kushtet e vështira atmosferike. Bora kishte pushtuar fushën e lojës, teksa arbitrit i është dashur që të gjejë pikën e penalltisë duke e matur vetë distancën me hapa.
Episodi ka ndodhur në rastin e golit të dytë të dhënë për Këlnin, ndërkohë që Freiburgu u zgjua në fundin e pjesës së parë dhe në të dytin për të shënuar katër gola duke i dhënë një shuplakë të rëndë vendasve që mbajnë vendin e fundit me vetëm 3 pikë.
Dëbora ka rënë në disa qytete të Gjermanisë, ndërkohë që edhe në Itali dhe Angli nuk ka munguar, por me një intensitet të ulët.