Dëbora krijon probleme në Dibër dhe Korçë, makinat qarkullojnë me zinxhirë

Publikuar më 04. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Qarku i Korçës është zgjuar sot i mbuluar nga dëbora. Reshjet e borës kanë përfshirë qytetin e Korçës, ndërsa borëpastrueset po pastrojnë rrugët për të lehtësuar qarkullimin
Nga reshjet e borës në Korçë, deri tani nuk ka probleme në qarkullim e automjeteve. Ndërsa në Qafë-Plloçë policia nuk lejon qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë.
Edhe në Dibër ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Në disa zona të thella malore si Kalaja e Dodës, Lura, Trebisht, Selishtë kanë mbetur të izoluara.
Trashësia e borës në zonat e thella malore arrin 40-50 cm. Ndërsa aksi rrugor Peshkopi-Librazhd është i pakalueshëm deri në këto momente.