Dëbora e dendur zbardh Pukën (FOTO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Qyteti i Pukës është zgjuar mëngjesin e sotëm nga reshjet e dendura të dëborës. Pjesa më e madhe e këtij qyteti është zbardhur, ndërsa reshjet mësohet se do të vijojnë gjatë gjithë ditës.
Bashkia e Pukës njoftoi se aktualisht nuk ka probleme, ndërkohë që po monitorojnë situatën.
Trashësia e borës në Qafën e Malit ka arritur në 10 cm. Autoritetet këshillojnë të evitohen lëvizjet në Qafë Mali pa zinxhir.
Po kështu mësohet se nuk kanë ndërhyrë ende borëpastrueset për heqjen e borës dhe akullit nga rrugët. Në zonë janë vetëm elektricistët që po punojnë për rikthimin e energjisë.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet