Dëbohet familja shqiptare në Gjermani, policia u shkon natën në banesë dhe…

Pas tre vjetësh, familja shqiptare që kishte ardhur në Berlin është dëbuar për në vendlindje, shkruan “Bild.de”. Xhezo Ajazaj 31-vjeç dhe gruaja e tij Artjola 29 vjeç, si dhe vajzat e tyre Klara 8 vjeç dhe Lejman, si dhe Karolina 6-muajshe e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri. Pavarësisht se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.
Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit, por senatori i brendshëm nuk ka pritur më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim. Në orën 3:00 të natës, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi pasi duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me ngut dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.
Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, ndërsa historia e tyre ka bërë bujë edhe në mediat gjermane. Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë dhe çështja e tyre të rishikohet.
Edhe pronari i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar që punonte në ndërtim, duke theksuar se “punon sa për tre vetë”.

Të tjera

Abissnet