
Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria pas thyerjes së karantinës ka sjell reagime të shumta. Këtë të premte ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse, e cila është shprehur se ky ka qenë një provokim.
Në një intervistë për mediat, zv. ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko tha se ky veprim nuk do të mbetet pa përgjigje.
“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Aleksandër Grushko zv. Ministri i Jashtëm rus për Sputnik.
Kujtojmë që një ditë më parë, Shqipëria shpalli “non grata” dhe dëboi diplomatin rus, Alexey Krivosheev.
Shkak kryesor ishte shkelja në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.
Po ashtu, diplomati rus dilte pa maskë në ambiente publike.
Një fakt i tillë është konsideruar i papranueshëm për autoritetet shqiptare duke marrë masën ekstreme, shpalljen “non grata” dhe kërkesën që të largohet për 72 orë nga Shqipëria.
Pas këtij vendimi reagoi Rusia, ku u shpreh se Tirana ka bërë dy shkelje.
Ambasada ruse në Shqipëri tha se i konsideron pretendimet e bëra kundër diplomatit rus si të paarsyeshme.
“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike,” tha misioni diplomatik rus.
Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim do të perceptohet nga Moska si një masë e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik, dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe një gatishmëri për të përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet midis vendeve.
Ministria nuk specifikoi cilat masa anti-koronavirus kishte shkelur diplomati nga veprimet e tij.
Sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, Shqipëria ka regjistruar gjithsej 69,238 raste të konfirmuara të infeksionit që nga fillimi i vitit 2020, me numrin e të vdekurve aktualisht në 1,291.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply