De Rossi deri në 2019-ën te Roma

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Jola Alimemaj

Daniele De Rossi ka zgjatur kontratën e tij me klubin e Romës deri në vitin 2019-të. Kapiteni i ri i Romës i ka shprehur besnikëri klubit verdhekuq edhe për dy vitet e ardhshme. “Firmosa në këtë moment, por marrëveshjen e kishim arritur prej kohësh. Nuk doja ta ndaja me ju këtë lajm të dielën për të respektuar një tjetër histori që po mbyllej apo që mund të mos përfundojë kurrë.

Po t’i jepja edhe unë lamtumirën, do të ishte shumë ë rëndë për tifozët”, thekson De Rossi. Italiani ka 17 vite në skuadrën romake dhe është duke ndjekur gjurmët e legjendës Françesko Totti i cili dha lamtumirën nga klubi kryeqytetas vetëm pak ditë më parë. De Rossi ka refuzuar gjatë karrierës së tij shumë oferta nga klube të mëdha si Reali apo Manchester United.