De Gea dëshiron kalimin te Real Madrid

Portieri i Manchester United, David De Gea dëshiron kalimin në merkaton e verës te skuadra e Real Madrid. Portieri spanjoll është i lumtur në Manchester, por kalimi te Reali është ëndrra e tij e madhe. Transferimi në kampionatin spanjoll mund të bëhet më i lehtë pasi Reali është në kërkim të një portieri që do të zëvendësojë atë aktual, Keylor Navas. Operacioni i këtij transferimi pritet të kapë shifrën e 60 milionë euro.

De Gea ishte shumë pranë firmës me skuadrën e Real Madrid në verën e vitit 2015, por ky transferim dështoi për shkaqe proceduriale. Presidenti i Realit, Florentino Perez ka paralajmëruar një rotacion të madh në merkaton e ardhme për ti dhënë  një tjetër pamje skuadrës së Realit për sezonin e ardhshëm duke marrë parasysh se në këtë sezon galaktikët janë në garë vetëm në Champions League.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet