De Biazi nuk e harron Shqipërinë, ka një urim të veçantë për Ditën e Flamurit

Publikuar më 28. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka konfirmuar edhe një herë lidhjen emocionale me Shqipërinë.

Italiani me pasaportë shqiptare ka uruar pavarësinë e Shqipërisë duke shkruar në “Facebook”: “Urime Shqipëri, 105 vjet shtet. Sot është dita e krenarisë sonë. Gëzuar ditën e pavarësisë”.

Momentalisht De Biazi po kalon momente të vështira pasi një ditë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit tek ekipi spanjolli i Deportivo Alavesit.

Së fundmi mediat italiane aludojnë se tekniku mund të marrë drejtimin e kombëtares italiane, pas shkarkimit të Venturës.

De Biazi është trajneri më i suksesshëm i Shqipërisë në histori, pasi mbetet i vetmi që e ka kualifikuar kombëtaren kuqezi në një Europian futbolli.