De Biazi lë jashtë Alavesit djalin e Zinedin Zidane

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Djali i trajnerit të Realit të Madridit, Zinedin Zidane, Enzo Zidane, nuk është më pjesë e Alavesit. 22-vjeçari u transferua të ekipi spanjoll gjatë verës, me qëllimin për të gjetur më shumë hapësira loje.

Megjithatë me afrimin e Xhani De Biazit, Zidane ka qëndruar në tribunë në pesë javë të La Liga.

E vetmja ndeshje kur Enzo Zidane luajti si titullar ishte përballja e Kupës së Mbretit me Getafen.

Trajneri De Biazi njihet si një teknik i fokusuar te forca e grupit, dhe jo te emrat e veçantë, çka e dëshmoi edhe te Shqipëria ku la jashtë disa lojtarë titullarë.