David dhe Victoria Beckham pranë divorcit

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Klevis Deda

Çifti është parë të konfliktohet me njëri tjetrin në një nga restorantet e Kalifornisë, marrëdhëniet mes tyre janë ftohur

David dhe Victoria Beckham është çifti më i përfolur sot në të gjithë botën. Kjo për shkak të lidhjes së tyre shumë të gjatë aq sa kanë marrë epitetin “çifti më jetëgjatë i showbizit”. David dhe Victoria duken gjithmonë të lumtur pranë njëri tjetrit në daljet e tyre publike apo nga fotot që postojnë në rrjetet e tyre sociale por në të vërtetë gjërat mes tyre nuk janë ashtu si duken. Është folur shumë kohët e fundit se lidhja mes tyre nuk është më si më parë. Ata nuk i kushtojnë kohën e duhur njëri tjetrit ashtu si ndodhte në kohërat e tyre më të arta. Kjo për arsye se David Beckham është fokusuar shumë me futbollin edhe pse ai nuk është më një lojtar aktiv në fushën e lojës. Fakti që hedh dritë mbi marrëdhëniet e tyre problematike është grindja që kanë pasur në një restorant të famshëm. Mësohet se shkaku i zënkës ka qenë një palë e tretë.

Sherri mes tyre ndodhi prej këngëtares Mary Charteris. Vlen të përmendet fakti se David Beckham është takuar me këtë të fundit gjatë një koncerti në muajt e verës. Victoria i ka folur me zë të lartë bashkëshortit të saj me fjalët: “Kush mendon se je”. Ngjarja ka ndodhur në restorantin “Santa Monica” në Kaliforni. Ajo që bëri bujë është se situata e tillë ndodhi para një publiku të tërë duke mos u frikësuar aspak nga syri i fansave.Victoria njihet si një person që vetëpërmbahet shumë në publik, por kësaj radhe atë e kanë tradhtuar nervat. Një mik i familjes së tyre ka treguar se çifti nuk kalon shumë kohë së bashku. “Ishin çifti perfekt, por më pas kanë filluar të largohen dhe të kënaqen më shumë me ambiciet personale të punëve. David me futbollin dhe Victoria me modë”, thekson një mik i tyre i cili mbetet anonim. Problemet në familje e kanë shndërruar David Beckham në një person që ka prishur raportet edhe me median. “Urrej të justifikoheni për gjithçka.

Më lini të qetë, mjaft me spekulimet”, pati deklaruar disa kohë më parë ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United. David dhe Victoria kanë arritur shumë suksese në profesionet e tyre. Davidi në futboll ku ka luajtur me skuadrat më të mira në botë ndërsa bashkëshortja me modën dhe muzikën. Ata janë njohur në vitin 1997 ku Davidi luante për skuadrën e Manchester United ndërsa Victoria ishte prezente në stadium. Ata u kurorëzuan pas dy vitesh në Irlandë. Çifti ka 4 fëmijë. Më i madhi prej tyre është Brooklyn Joseph 18 vjeç. Pas tij është Romero James i cili ka lindur në vitin 2002 dhe Cruz David 12 vjeç. Fëmija më i vogël i çiftit është vajza Harper Seven, 6 vjeçe. Dy djemtë e çiftit, Brooklyn dhe Romeo janë në hapat e babait të tyre në modeling. Ata janë emëruar në mesin e meshkujve të veshur më mirë. Brooklyn ka luajtur për një sezon me të rinjtë e Arsenal në Angli por nuk arriti të kishte suksesin e të atit të tij. David Beckham njihet si futbollisti më i pasur në të gjithë botën.