David Cameron ia beson modelin e flokëve një shqiptari

Një berber kosovar është bërë i famshëm pasi ka për klient ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe.

David Cameron duket i kënaqur me berberin kosovar Valon Sadiku, duke i besuar këtij të fundit modelin e flokëve.

Siç raportojnë mediat kosovare, Valoni prej vjetësh jeton në Londër, ndërsa në vendin ku punon, shkojnë shumë turistë dhe personazhe të njohura publike.

E si për të “vulosur” aftësitë e shqiptarit, Cameron ka vendosur të bëjë disa fotografi dhe t’i publikojë ato në rrjetet sociale.

Cameron ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe nga viti 2010 deri më 2016, ndërkohë që tashmë është tërhequr nga politika.

Të tjera

Abissnet