
Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar Ardian Dvoranin si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë, ka reaguar zëdhënësi i presidentit Meta .
Nëpërmjet një postimi, Tedi Blushi ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama dhe diplomatë, të cilët i konsideron të korruptuar deri në palcë.
Më tej shton se “Reforma” e nisur nga qeveria do të ngordh me më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër kryeministrit.
Postimi i plotë:
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”, shkruan në facebook këshilltari i Metës, Tedi Blushi.
Menjëherë pas lajmit të bërë publik në media, ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Ai ka publikuar një foto duke marshuar me të rinjtë e Kombinatit, teksa shkruan: 25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply