×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Darka e gabuar!  

Uran Krasniqi

Dy kryeministrat, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Ramush Haradinaj, pritet të takohen në gjyq. Sebep është bërë një padi e Ramës ndaj Haradinajt për shpifje. Rama pretendon se Haradinaj ka thënë të pavërteta për pozicionin e tij përballë dialogut Kosovë-Serbi.
Mbase ka dy vite që Rama dhe Haradinaj kanë një raport me tension. Në fillim dukej mirë, ata takoheshin dhe fotografoheshin me duar të bashkuara mbi flamurin kombëtar, por relacioni nisi të krisej, prejse Haradinaj i tha Ramës se duhet të preokupohet më shumë me Shqipërinë. Atë natë Rama shkoi në shtëpinë e Haradinajt, ku e pinë nga një gotë verë, por më pas, një ditë tjetër, Rama në një konferencë të përbashkët me Haradinajn tha se “kushdo që i thotë Thaçit tradhtar është gomar”. Dukej si mesazh indirekt për Haradinajn, i cili ani se nuk kishte përdorur fjalën tradhtar, ishte në ballë të kundërshtuesve të idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë, të cilën e prezantonte presidenti Hashim Thaçi.
Pas pak ditësh, Haradinaj tha se Rama është pjesë e një tavoline ku është hedhur ideja e ndarjes së Kosovës.
Ndërkohë një përplasje nga distanca është zhvilluar edhe për Samitin e dyshes Macron-Merkel, ku Haradinaj thoshte se është ballafaquar me presion të Ramës në sy të organizatorëve për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Rama e kishte mohuar, duke e quajtur si të pavërtetë.
Një rast për komunikim normal ishte në horizont kur tërmeti kishte goditur Shqipërinë, por Haradinaj tha se Rama nuk ia kishte hapur telefonin. Haradinaj nuk kurseu Ramën lidhur me iniciativën e Mini-Shengenit, duke thënë se synohet heqja e taksës së Kosovës ndaj Serbisë, kurse Rama e quajti gënjeshtar. Këtë të mërkurë mediat raportuan për padinë e ushtruar nga Rama për Haradinajn.

Vera e vitit që shkoi ka qenë e mbushur me akuza e kundërakuza mes protagonistëve politikë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Rama e Haradinaj në njërën anë dhe Thaçi e Berisha në anën tjetër. Megjithatë Thaçi dhe Berisha nuk kanë deponuar ndonjë padi për njëri tjetrin. Sa herë që Rama e quante gënjeshtar Haradinajn më i ashpër dukej reagimi i Berishës ndaj Ramës se sa i vetë Haradinajt. Gjithashtu as Rama nuk ndihej mirë kur Berisha akuzonte Thaçin. Fusha ku bëhej lufta politike niset të shumohet me protagonistë. Nëse deri dje ishin dy veta, u bënë katër.
Duke mos shkuar më herët në histori, raportet e subjekteve politike që veprojnë në të dyja shtetet nisin në fillim të viteve të 90-ta. Ishin PD dhe LDK që gjithmonë i ka karakterizuar një afërsi, kurse PS-ja ka qenë e afërt me UÇK-në, nga e cila si subjekt më i madh doli Partia Demokratike e Kosovës. Në organizime partish delegacione të partive kanë qëndruar tek njëra tjetra si mysafirë, ata të LDK-së te PD-ja e anasjelltas dhe të tjerë tek të tjerë, pra njerëz të një partie nga Kosova kanë qëndruar tek një parti në Shqipëri dhe njerëz të një partie nga Shqipëria kanë qëndruar te një parti në Kosovë. Ani se AAK-ja e Ramush Haradinajt nuk ka qenë ndonjë subjekt i madh, kjo nuk ka paraqitur problem për PD-në e Berishës që ta konsiderojë edhe atë si parti të afërt në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje kur nuk vepronte në Shqipëri krijoi një raport më të afërt me PS-në.

Uran Krasniqi

Bashkëpunimi i partive politike që ndjejnë veten në të njëjtin kamp ideologjik ndodh mes vendeve të ndryshme, por rasti se si këto afri janë manifestuar në hapësirën shqiptare del të jetë më shumë me efekt negativ se sa pozitiv për rrethanën e ekzistimit të një kombi me dy shtete. Nuk do të thotë që nëse Rama është kundërshtar politik i Berishës, ai patjetër është edhe kundërshtar politik i Haradinajt. Apo nuk do të thotë që nëse Haradinaj është kundërshtar politik i Thaçit, ai domosdoshmërish është edhe kundërshtar politik i Ramës. Shqipërisë dhe Kosovës nuk i duhen afri të subjekteve politike me ideologji të njëjtë, të cilat shkaktojnë largim edhe më të madh të dy anëve me njerëz pa ideologji e që flasin të njëjtën gjuhë. Një afrim i subjekteve politike nga Shqipëria dhe Kosova siç ka ndodhur deri më tash, me rezultatet që i ka prodhuar, më mirë të mos ndodhë fare se sa që të ndodhë. Në një kontekst të tillë është shumë më mirë që qasja e subjekteve politike në raport me subjektet e tjera nga të dyja shtetet të jetë e njëjtë, pa afri që i jep përparësi dikujt në raport me dikë tjetër, gjë e cila nuk do të prodhonte hendek me tjetrin.

Titulli i autorit: Afria ideologjike shtytje e largimit Shqipëri-Kosovë*

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Publikuar më 15.09.2020
Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me...

Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me seriozja pas 25 prillit duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, rendi dhe siguria. Nuk mund të tolerohet situata në vend ku Shqipëria ngjan me një vend që është në luftë. Qytetarët ndjehen të frikësuar në rrugë, kafe, autobuz e […]

Lexo më shumë

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Publikuar më 14.09.2020
Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe […]

Lexo më shumë

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Publikuar më 13.09.2020
Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së ...

Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së shumti duhet të themi nëse demokracia shqiptare ekziston për të krijuar pastaj dilemën apo dyshimin nëse ajo është në rrezik! Shqipëria ka pasur një raport jo shumë të mirë me demokracinë, në fillim për faktin se ka qenë gjithmonë nën pushtim e autoriteteve të […]

Lexo më shumë

hA-MER-dhe-IK

hA-MER-dhe-IK

Publikuar më 11.09.2020
Pirro Naçi   Gënjeshtra të pafajshme të prindërve tanë ...

Pirro Naçi   Gënjeshtra të pafajshme të prindërve tanë pamvarësisht ekzagjerimit  të tyre ne i besonim. Mbaj mend, gjyshët dhe gjyshet që  na thonin  pak  nga këto rena  të sajuara  për të arritur qëllimimin e  tyre; për të na bërë të hanim të gjithë ushqimin e pjatës,  për të justifikuar dhëmbjet kur përgjaknim këmbët ose […]

Lexo më shumë

Besa erdhi si hiç, po e përcjellim si ministre pa hiç! Arsimin në kohën e Covid-19!

Besa erdhi si hiç, po e përcjellim si ministre pa hiç! Arsimin në kohën e Covid-19!

Publikuar më 11.09.2020
Alban Daci Angazhimi publik e sidomos në nivelet më të larta...

Alban Daci Angazhimi publik e sidomos në nivelet më të larta institucionale duhet të jetë jo vetëm një mundësi për të bërë karrierë dhe për të realizuar interesat personale, por edhe si një mundësi që fal vizioneve nga angazhimi i marrur mbi supe, të lërë gjurmë gjatë kohës së angazhimit të tij. Duket se nga […]

Lexo më shumë

Integrim apo përfaqësim të shqiptarëve që jetojnë në Itali?!

Integrim apo përfaqësim të shqiptarëve që jetojnë në Itali?!

Publikuar më 10.09.2020
Alban Daci Është bërë e natyrshme që vitet e fundit, sa të h...

Alban Daci Është bërë e natyrshme që vitet e fundit, sa të herë të ketë zgjedhje në Itali, të kemi edhe kandidatë shqiptarë, që pasi kanë marr shtetësinë italiane, kanë vendosur të jenë garues ose kandidatë për subjekte të ndryshme politike italiane. Shumica zgjedhin kryesisht lista civile, por siç është dëshmuar deri më sot, pa […]

Lexo më shumë

Për çfarë u nis dhe çfarë nënshkroi Avdullah Hoti në Uashington

Për çfarë u nis dhe çfarë nënshkroi Avdullah Hoti në Uashington

Publikuar më 09.09.2020
Veton Surroi 1. Mund të jetë një mungesë përvoje dhe mund të...

Veton Surroi 1. Mund të jetë një mungesë përvoje dhe mund të mos jetë një e tillë, ngase tashmë po përsëritet disa herë kur kryeministri i Kosovës deklaron se ai dhe Qeveria e tij do të bëjnë negociata vetëm për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, e cila përmban njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Në mënyrë […]

Lexo më shumë