Danimarka shkatërron Irlandën, shkon në Botëror

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Danimarka duket se e nisi keq me Irlandën, pasi barazoi 0:0 në fushën e vet.

Gjithashtu sonte golin e parë e shënoi Irlanda, por danezët kanë ditur të reagojnë mjaft mirë, pasi pas golit të parë të shënuar nga irlandezët, ata shënuan plot 5. Kështu, Danimarka është skuadra e kualifikuar në Rusi. Ishte Duffy që shënoi për irlandezët që në minutën e 6. Pas kësaj, Danimarka ka mundur të shënojë 5 gola. Për danezët shënuan Kristensen, eriksen që në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë shënuan rresht Eriksen (2 gola) dhe Bendtner. Kështu, Danimarka është ekipi tjetër që shkon në Rusi.

/D.Xh/