Dalin shifrat e “çmendura”, Lionel Messi fiton mbi 100 milion euro në sezon

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Shifra të çmendura janë publikuar në mediat ndërkombëtare lidhur me kontratën e Lionel Messi-it.

Mësohet se “pleshti” fiton së paku  një minimum prej 104,441,346 € për sezon. Paga e tij përbën vetëm 40% të totalit të listës së pagave të klubit.

Kontrata është nënshkruar nga babai i tij dhe agjenti Jorge Horacio, i cili menaxhon biznesin e Messit me “dorë të hekurt”.

Por të ardhurat e Lionel Messit mund të jenë edhe më të larta. Për shkak se lojtari kurrë nuk nënshkroi dokumentet e lëshuara në ditën e martesës së tij.

Messi vijoi të zgjasë negociatat, duke i frikësuar drejtuesit katalanas.

Shifrat paraprake të kontratës tashmë janë tronditëse. Messi ka një të ardhur fikse prej 71,053,846 euro (duke përfshirë pagën 85% dhe 15% të të drejtave të imazhit).