Ndihmoi në arratisjen e Alket Rizait, ja si u ekzekutua Stefanakos, bosi i mafies greke (VIDEO)

Janë publikuar sot në mediat greke momentet dramatike të vrasjes së bosit të mafies helene, Vasilis Stefanakos, ngjarje e ndodhur më 17 janar të këtij viti.

I ndjeri kishte kaluar shumë vite në burgje pasia akuzohej për vrasje, trafik droge dhe armësh, si dhe drejtim grupesh kriminale. Në këtë video, të regjistruar nga kamerat e sigurisë, shfaqen momentet e ekzekutimit të 57-vjeçarit me 22 plumba kallashnikovi në lagjen Haidari të Athinës.

Njëri prej ekzekutorëve zbret nga motori dhe drejtohet për te Stefanakos, ndërsa tjetri e pret në motor, për ta marrë pas atentatit.

Kujtojmë që Vasilis Stefanakos, është njëri prej organizatorët e arratisjes spektakolare të shqiptarit Alket Rizai nga burgu famëkeq i Koridhalos.

Por Alket Rizai në një prononcim për mediat ka thënë se me Stefanakos ka pasur një njohje, por prej kohësh i kishin shkëputur lidhjet, duke shtuar se s’ka dijeni mbi vrasjen.

Të tjera

Abissnet