Dalin pamjet e arrestimit të legjendës së golfit Tiger Woods (VIDEO)

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Janë publikuar së fundmi në internet pamjet e arrestimit të kampionit të golfit Tiger Woods.

Në videon e publikuar nga Policia e Floridas shfaqen oficerët duke iu afruar makinës së Woods, i cili nuk e dinte se ku ishte.

Oficerët e një patrulle, të hënën, vunë re një “Mercedes” që ishte tërhequr në anë të rrugës me motorin ndezur, dritat e frenave ndezur dhe me sinjal në anën e gabuar. Të dyja gomat e anës së majtë të makinës ishin shfryrë dhe policia e përshkroi si një dëm që sapo kishte sapo kishte ndodhur.

Pas provave Woods rezultoi se kishte një nivel të vogël alkooli në gjak, për të cilin ai tha se ishte shkaktuara prej barnave që merrte me recetë. Woods do të përballet më 5 qershor me Gjykatën e Palm Beach. /E.SH/