Dalin emrat, ja kush janë tre shqiptarët që kryenin trafik heroine drejt Napolit

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth operacionit të trafikut të heroinës nga Shqipëria në Napoli. Policia e Shtetit ka zbuluar edhe emrat e tre shqiptarëve të arrestuar, të cilët janë: Luan Çika alias Luan Hyseni 36 vjeçEverton Ndreraj 26 vjeç dhe Eduard Shehaj 39 vjeç.

Operacioni i organizuar në zonën e Napolit dhe Kazertas bëri të mundur shkatërrimin e organizatës kriminale italo-shqiptare, ndërkohë që Blutë lëshuan 26 urdhër-arreste.

Gjatë operacionit u sekuestruan 500 mijë euro pasuri, dy apartamente, një autoveturë, tre kompani, dhe 65 llogari bankare me 1800 euro cash.

Operacioni i koduar “SMOKE SNAKE” është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.