Dalin detaje nga operacioni policor në Nikël, kush janë 5 të arrestuarit

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me operacionin e befasishëm që Policia e Shtetit zhvilloi mëngjesin e sotëm në Nikël të Krujës.

Uniformat blu “zbarkuan” në qytetin e Grupit të Niklës, bandë e dyshuar për një seri ngjarjesh kriminale gjatë dekadave të fundit.

Mësohet se mes personave ku është ushtruar kontroll policor është edhe Durim Bami, i dyshuar për përfshirje në atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës, u ushtruan kontrolle në banesat e: Durim Bamit, Valter Bamit, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.

Ndërkaq, raportohet se pesë të arrestuarit janë Lutfi Haka, djali i tij Marklen Haka,Ylli Çangu, Skender Leza, Valter Bami.

Njoftimi i plotë

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Nikël të Krujës pas operacionit të gjerë policor atje të zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Burime jo zyrtare të prokurorisë bëjnë me dije janë arrestuar shtetasit Lutfi Haka, 67 vjeç, djali i tij, Marklen Haka, 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skender Leza, 34 vjeç, si dhe Valter Bami, 32 vjeç.

Gjatë operacionit të koduar “Forcat e Ligjit”, u bënë kontrollet e banesave të shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilësinë e provave materiale:

1. Nje arme zjarri Pistolete e martkes Bareta , me Nr L95899Z.

2. Nje arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883.

3. 28 njezet e tete cope Fisheke luftarake me caliber 9mm.

4. Tre arme gjahu.

5. Nje pushke sportive pleumatike.

Një superoperacion i Policisë së Shtetit i drejtuar nga kreu i saj Ardi Veliu është finalizuar në orët e para të mëngjesit me shoqërimin e 11 personave, ku vetëm pesë prej tyre janë arrestuar.

Operacioni nisi në orët e para të ditës, në bazë të një plani të mirëorganizuar, me pjesmarrje të Forcave Speciale, RENA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, dhe për të shmangur cdo tentativë të mundshme arratisje apo dhe për të siguruar prova brenda banesave policia stakoi më parë energjine elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet