Daçiç pas takimit me Tillerson: Administrata e re ka më shumë mirëkuptim për Serbinë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në Washington, ishte shumë i mirë dhe se është biseduar për të ardhmen e raporteve të Serbisë me Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar se administrata e re amerikane ka më tepër mirëkuptim për Serbinë se sa administratat e kaluar.

Daçiç tha se duhet të “ripëtrihen” raportet ndërmjet dy vendeve, duke përkujtuar se këtë vit shënohet 100 vjetori kur Shtetet e Bashkuara dhe Serbia ishin aleate në Luftën e Parë Botërore, bënë të ditur Agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Të dy vendet, tha ai, duhet të kërkojnë interesa të përbashkëta dhe të gjejnë mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në realizimin e qëllimit kryesor të Serbisë, që është stabiliteti dhe paqja në rajon dhe zgjidhja e problemeve të hapura.

“Këtu mendoj, para se gjithash, në përpjekjen për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Në këtë aspekt mendoj se janë dëgjuar shumë me kujdes argumentet tona”, citon “Beta” ministrin e jashtëm të Serbisë.

Të tjera

Abissnet