Daçiç: Nëse Perëndimi pret që Serbia të njohë Kosovën më 2018, është përrallë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë se Kosova nuk mund të zë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo sipas tij varet krejt nga pozicioni i Serbisë, shkruan Informer, përcjell Klan Kosova. Ai ka thënë se qëndrimet e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, se viti 2018 është vendimtar për Kosovën, “përfaqësojnë përralla”, duke shtuar se do të ishte e mirëseardhur një zgjidhje, por që tash për tash nuk ka shenja se mund të ndodhë.

“Skepticizmi im bazohet në realitet, çka nënkupton se kur dikush flet se si të gjendet një zgjidhje për Kosovën, shumica në Perëndim mendojnë se ne do ta pranojnë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”. “Nëse kjo është pritja për vitin 2018, mund të them saktësisht se janë se janë përralla”, ka thënë ai.

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet