Çudirat e çajit të piperit, erëzës më të famshme

Publikuar më 01. 06. 2017 nga pandeli

Pavarësisht ndryshimit në pamje të parë, piperi i zi dhe ai i bardhë vijnë nga e njëjta bimë, emri shkencor i të cilës është “Piper nigrum” ose Piperi i Zi. Piperi prodhohet nëpërmjet metodave të ndryshme. Ajo më bazikja përfshin larjen e frutave të papjekura të bimës në ujë të nxehtë. Këto kokrra të vogla zihen dhe nisin kështu procesin e nxirjes duke humbur ngjyrën e tyre të gjelbër dhe duke fituar atë të zezë.

Tharja e kokrrave të vogla të piperit bëhet në diell ose në makineri specifike. Ky proces zgjat për disa ditë. Kokrrat e njoma forcohen, rrudhen dhe kthehen në kokrrat e zeza të piperit që ne përdorim. Kokrrat e piperit mund të bluhen, grihen ose përdoren të plota. Metoda e përpunimit të piperit të bardhë kërkon disa hapa shtesë në krahasim me piperin e zi. Kokrrat e bimës kësaj here janë të pjekura në ngjyrë të kuqe. Ato zhyten në ujë për disa ditë me rradhë deri sa të zbuten plotësisht e prej tyre të mbetet vetëm fara shkruan agroweb.org.

Disa prodhues të piperit përdorin kimikate për heqjen e lëkurës së kokrrave të njoma të piperit. Farat e bardha thahen dhe formojnë atë që ne njohim si piperi i bardhë. Ajo që duhet të dini është se bashkë me lëkurën, piperi humbet disa prej aromave thelbësore të tij. Megjithatë, piperi i bardhë kombinohet mjaft mirë me gatimet me ngjyrë të çelët dhe nuk e shkatërron ngjyrën e tyre. Shumë kuzhinierë e përdorin piperin e bardhë në salca të bardha ose në gatimet e mishit.

Megjithatë, piperit të zi nuk ia kalon askush. Ka një epërsi të ndjeshme, aromë më të fortë e më të ndezur se piperi i bardhë. Të dy llojet e piperit gjenden në çdo cep të Shqipërisë, por piperi i bardhë kushton më shumë se i ziu, për shkak të kostove të larta të prodhimit. Vlerat e Çajit të Piperit Për shekuj me radhë, piperi i zi dhe llojet e tjera të piperit janë përdorur në mjekësinë tradicionale për reduktimin qelizave të dëmshme, rritur qarkullimin e gjakut, uljen e dhimbjeve të kyçeve dhe lehtësimin e sinozitit. Një përdorim shumë i përhapur është çaji me piper të zi, por që mund të përgatitet me çdo lloj piperi.

2 gota ujë 1 lugë çaji piper i zi i sapobluar 1 lugë gjelle mjaltë 1 lugë gjelle lëng limon të saposhtrydhur

Vini ujin të arrijë të vlojë. Shtoni piperin e bluar dhe lëreni të ziejë për 3-4 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri, shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit dhe lërini të ftohet. Çaji juaj është gati dhe mund ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë, një gotë në ditë do të mjaftojë.