Cristiano Ronaldo thyen rekord botëror

Ylli i futbollit portugez, Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord botëror. 34-vjeçari ka shënon golin e 700-të në tërë karrierën e tij si futbollist.

Me golin e shënuar përballë Ukrainës portugezi realizoi golin e 95 me përfaqësuesen dhe tashmë është zyrtarisht në shifrën e 700 golave.

Këtë shifër CR7 e arriti në aktivizimin në 4 klube dhe me përfaqësuesen portugeze.

Nëse përmendim shifrat për gjithsecilën shifër kujtojmë se Ronaldo ka shënuar:

Sportigun e Lisbonës 5 gola

Manchester United 118 gola

Real Madrid 450 gola

Juventus 32 gola

Kombëtaren portugeze 95 gola

Siç shihet edhe në listën e mësipërme CR7, pjesën më të madhe të golave e ka realizuar me fanellën e Real Madrid.

Ndërsa në të gjithë karrierën e tij profesionale Cristiano Ronaldo ka luajtur plot 974 ndeshje, ku ka arritur të shënoi këto 700 gola.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet