Cristiano Ronaldo i thotë vetes: Jam lojtari më i mirë në histori!

Ylli portugez nuk i ka kursyer lëvdatat për veten e tij pasi fitoi Topin e pestë të Artë në karrierë.

Në një intervistë për France Football, CR7 e quan veten si futbollistin më të mirë në histori.

“Unë jam dukshëm lojtari më i mirë në histori. Respektoj preferencat e të gjithëve, por kurrë nuk kam parë ndonjë më të mirë se unë. Luaj me të dy këmbët, jam i shpejtë, i fuqishëm, i mirë me kokë, shënoj shumë gola, bëj asiste. Ka të tillë që preferojnë Neymarin ose Messin, por unë ju them se nuk ka si unë” ka thënë Ronaldo.

Të tjera

Abissnet