Cristiano Ronaldo është martuar në fshehtësi?!

Në mediat rozë përflitej se Ronaldo do të martohej me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Revista italiane ‘Novella 2000’ shkruan se futbollisti i njohur dhe modelja i kanë thënë ‘PO’ njëri tjetrit disa javë më parë në Marok në një fshehtësi absolute.

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej 3 vitesh Georgina Rodriguez mund të jenë martuar në fshehtësi në Marok, menjëherë pas ceremonisë “EMA” të MTV në Sevilje pak javë më parë.

Georgina i është referuar Ronaldos në rrjete sociale duke e quajtur burri im. Këto fjalë nga kanë konfirmuar lajmin që kishte ditë që qarkullonte që sulmuesi i Juves është martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni të fshehtë në Marok me bukuroshen argjentinase.

“Novella 2000” shkruan se ceremonia sekrete u realizua me ndihmën e mikut të Cristianos, Badr Hari. Gjithashtu thuhet se çifti është martuar në fshehtësi e larg paparacëve për shkak të marrëdhënies jo të mirë të Rodriguez me vjehrrën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet