Ç’po ndodh në SHBA? Vdesin 11 njerëz nga i ftohti polar

Publikuar më 03. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Në SHBA po mban një mot shumë i ftohtë dhe thuajse ekstrem. Kjo gjë ka bërë që së paku 11 vetë të vdesin. I ftohti polar ka goditur pjesën më të madhe të Amerikës, shkruan CNN. Temperaturat rekord të ftohta janë shënuar të martën. Ekspertët kanë thënë se moti i ftohtë pritet të zgjasë edhe për disa ditë.

Meteorologët e quajtën stuhinë e ardhshme një “ciklon bombastik” për shkak të shpejtësisë shpërthyese që po përhapet dhe i paralajmëroi banorët të mos largoheshin nga shtëpitë. Guvernatori Nathan Dil shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 28 qarqet e Shtetit në Xhorxhia.