×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Covid-19/ Vaksina e Oksfordit, prodhon përgjigje të fuqishme imunitare tek të moshuarit

Rezultatet e testeve të fundit, sugjerojnë se vaksina e koronavirusit e Universitetit të Oksfordit, prodhon një përgjigje të fortë imunitare tek të rriturit e moshuar. Universiteti pritet të bëjë publike të dhëna mbi efektivitetin e vaksinës në javët në vijim.

Vaksina ChAdOx1 nCov-2019, është treguar se shkakton një reagim të fortë imunitar tek të rriturit e shëndetshëm të moshës 56-69 vjeç, dhe tek njerëzit mbi 70 vjeç. Të dhënat e fazës së dytë, të botuara në revistën mjekësore “The Lancet”, sugjerojnë se një nga grupet më të prekshme ndaj sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga Covid-19 mund të nxisë një përgjigje të fortë imunitare, thonë studiuesit.

Sipas tyre, vullnetarët që morën pjesë në testim shfaqën përgjigje të ngjashme imune në të tria grupmoshat (18-55, 56-69 dhe 70 vjeç e sipër). Studimi i 560 të rriturve të shëndetshëm – përfshirë 240 mbi moshën 70 vjeç – zbuloi se vaksina tolerohet më mirë tek njerëzit e moshuar krahasuar me të rriturit në moshë më të re.

Rezultatet janë në përputhje me të dhënat e fazës së parë, të raportuara për të rriturit e shëndetshëm të moshës 18-55 vjeç në fillim të këtij viti. Vullnetarët morën dy doza të vaksinës kandidate, ose një vaksinë placebo të meningjitit.

Tek pjesëmarrësit nuk u vu re asnjë efekt anësor serioz shëndetësore në lidhje me vaksinën. “Të moshuarit, janë një grup prioritar për vaksinimin kundër Covid-19, pasi ata janë të rrezikuar të sëmuren rëndë nga kjo sëmundje. Por ne e dimë gjithashtu, se ata kanë tendencën të kenë përgjigje më të dobëta ndaj vaksinës”- thotë dr.Maheshi Ramasami, kërkues në Oxford Vaccine Group.

“Ne u kënaqëm kur pamë që vaksina jonë jo vetëm që tolerohej mirë tek kjo grup-moshë, por që ajo stimulonte gjithashtu përgjigje të ngjashme imune si ato që vërehen tek vullnetarët më të rinj. Hapi tjetër do të jetë vëzhgimi nëse kjo përkthehet në mbrojtje nga vetë sëmundja”- thekson ai.

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre janë premtuese, pasi tregojnë se të moshuarit po tregojnë një përgjigje të ngjashme imune ashtu si të rriturit në moshë më të re. “Reagimet imune nga vaksinat, shpesh zbehen tek të rriturit më të moshuar, pasi sistemi i tyre imunitar dobësohet  gradualisht me kalimin e viteve, gjë që i bën të rriturit e kësaj kategorie më të ndjeshëm ndaj infeksioneve”- tha autori kryesor i studimit profesor Endrju Polard, nga Universiteti i Oksfordit.

Dr.Ramasami shton:“Përgjigjet e antitrupave të fuqishëm dhe të qelizave T që shfaqen tek njerëzit e moshuar në studimin tonë janë inkurajuese. Popullatat në rrezik më të madh nga një formë serioze e Covid-19, përfshijnë njerëz me sëmundje kronike ekzistuese, dhe të rritur të moshuar.

Ne shpresojmë që vaksina jonë të ndihmojë në mbrojtjen e disa prej njerëzve më të prekshëm në shoqëri, por duhen kërkime të mëtejshme para se të jemi të sigurt për këtë gjë”.

Studimi gjithashtu sugjeron se vaksina e zhvilluar në bashkëpunim me AstraZeneca, kishte më pak të ngjarë të shkaktonte reagime lokale në vendin e injeksionit, apo simptoma

në ditën e vaksinimit tek të rriturit më të moshuar, sesa në grupin e vullnetarëve më të rinj në moshë.

Efektet anësore ishin të lehta – dhimbje dhe ndjeshmëri në vendin e injeksionit, lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje muskulore – por më të zakonshme sesa shihen tek grupi që ka marrë vaksinën e kontrollit. Vetëm 13 efekte anësore të rënda, ndodhën brenda 6 muajve që nga marrja e dozës së parë.

Autorët vërejnë disa kufizime në studimin e tyre, përfshirë fatin që pjesëmarrësit në grupmoshën më të vjetër, kishin një moshë mesatare 73-74 vjeç dhe disa sëmundje kronike. Prandaj ata mund të mos jenë përfaqësues të popullatës së përgjithshme të moshuar, duke përfshirë ata që jetojnë në qendrat e kujdesit rezidencial apo ata që janë mbi 80 vjeç.

Provat e fazës 3 të vaksinës kandidate janë duke vazhduar, ndërsa rezultatet më të hershme të efikasitetit të mundshëm pritet të bëhen publike javët e ardhshme.

Autoritetet britanike kanë porositur tashmë 100 milionë doza të kësaj vaksine – të mjaftueshme për të vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë – nëse ajo merr miratimin nga autoritetet rregullatore. /Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Tomini komenton shifrat e fundit në Shqipëri nga COVID-19, zbulon çfarë do të ndodhë këtë javë

Tomini komenton shifrat e fundit në Shqipëri nga COVID-19, zbulon çfarë do të ndodhë këtë javë

Publikuar më 17.01.2021
Edhe pse çdo ditë raportohen shifra të larta të infektuarish...

Edhe pse çdo ditë raportohen shifra të larta të infektuarish në vend me COVID-19, në dy javët e fundit është vënë re ulja e numrit të rasteve të shtruara në spitale. Për ekspertët kjo gjë është duke ndodhur pasi ka një rënie të agresivitetit të koronavirusit, ndonëse në shumë shtete po merren masa të rrepta […]

Lexo më shumë

Merret vendimi nga Komiteti Teknik, çfarë pritet të ndodhë me lëvizjen e lirë, universitetet dhe restorantet

Merret vendimi nga Komiteti Teknik, çfarë pritet të ndodhë me lëvizjen e lirë, universitetet dhe restorantet

Publikuar më 16.01.2021
Komiteti Teknik në konferencë mesditën e kësaj të shtune vle...

Komiteti Teknik në konferencë mesditën e kësaj të shtune vlerësoj situatën në të cilën ndodhet vendi nga pandemia e COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se pas vlerësimit të realizuar është vënë  re një rritje e incidencës dy javore. Të ndodhur në këto kushte, ministrja lajmëroi se masat kufizuese do të mbeten […]

Lexo më shumë

Flet 1 javë pas vaksinimit infermieri shqiptar në Gjermani: Ndjesitë dhe frika, diskutimet mbi certifikatën mjekësore që vërteton marrjen e dozës

Flet 1 javë pas vaksinimit infermieri shqiptar në Gjermani: Ndjesitë dhe frika, diskutimet mbi certifikatën mjekësore që vërteton marrjen e dozës

Publikuar më 15.01.2021
Flet për “Shekulli”-n infermieri shqiptar në Gjermani, Mehme...

Flet për “Shekulli”-n infermieri shqiptar në Gjermani, Mehmet Vërça. Ai tregon gjendjen shëndetësore pas 1 jave të injketimit me vaksinën Pfizer, pritjen për marrjen e dozës së dytë dhe diskutimet për ‘pasaportën e imunitetit’. Mehmet Vërça, është një ndër të shumtë infermierë, që është larguar nga Shqipëria për t’i dhënë kontributet e tij në një […]

Lexo më shumë

Prej kohësh në luftë me kancerin, fëmija nga Burreli fiton betejën dhe feston 10-vjetorin e lindjes

Prej kohësh në luftë me kancerin, fëmija nga Burreli fiton betejën dhe feston 10-vjetorin e lindjes

Publikuar më 15.01.2021
Ardenisi, 10-vjeçari nga Burreli, ka arritur të fitoi betejë...

Ardenisi, 10-vjeçari nga Burreli, ka arritur të fitoi betejën me kancerin. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se i mituri ka arritur të fitoi betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor,  një ndërhyrje delikate në neurokirurgji. Sakaq, shton se ka përfunduar […]

Lexo më shumë

Rasti i sanitares në Sanatorium, Shoqata e Infermierëve: Të hetohet dosja e personelit mjekësor

Rasti i sanitares në Sanatorium, Shoqata e Infermierëve: Të hetohet dosja e personelit mjekësor

Publikuar më 14.01.2021
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas skandali...

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas skandalit tek spitali COVID2. Shoqata e Infermierëve dënon aktin e korrupsionit të ndodhur në Spitalin “Shefqet Ndroqi” nën emrin e përdorur të infermierit. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Shoqata kërkon hetimin e plotë nga prokuroria. “Duke qenë se nuk është i pari rast që persona të ndryshëm bëjnë […]

Lexo më shumë

Vaksinimi në Shqipëri, Dasho: Të tregohet shteti i origjinës, efektet anësore që ka marrja e dozës

Vaksinimi në Shqipëri, Dasho: Të tregohet shteti i origjinës, efektet anësore që ka marrja e dozës

Publikuar më 12.01.2021
Nis fushata e vaksinimit në Shqipëri. Eksperti i Shëndetit P...

Nis fushata e vaksinimit në Shqipëri. Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho tregon problematikat e saj. Sa e sigurtë është vaksina dhe efektet anësore që shfaqen tre ditët e para pas injektimit Enida Vërça Prej 11 janarit të 2021, vendi ynë nisi fushatën e vaksinimit anti-COVID nën moton “Shqipëria Buzëqesh”. Dozat e para ishin për […]

Lexo më shumë

Ndërtimi i spitalit të Fierit nga Turqia, banorët çohen në protestë: Po na vjedhin tokën!

Ndërtimi i spitalit të Fierit nga Turqia, banorët çohen në protestë: Po na vjedhin tokën!

Publikuar më 11.01.2021
Banorët e Mbrostarti  dhe fshatit Daullas, janë çuar në prot...

Banorët e Mbrostarti  dhe fshatit Daullas, janë çuar në protestë këtë të hënë pas lajmit mbi ndërtimin e një spitali të ri në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve bëhet me dije se zona që u inspektua nga kreu i qeverisë fundjavën që lamë pas dhe u përcaktua si vendi ku do të ndërtohet spitali, është […]

Lexo më shumë

Ulet ndjeshëm numri i viktimave në 24 orë, ja sa raste u zbuluan me COVID-19 në vend

Ulet ndjeshëm numri i viktimave në 24 orë, ja sa raste u zbuluan me COVID-19 në vend

Publikuar më 09.01.2021
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona dhe janë zbu...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona dhe janë zbuluar 655 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Pacientët që humbën jetën i përkasin moshave 68-80 vjeç.  Konkretisht kanë ndërruar jetë: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani. Nga 4499 testime të dyshuara si të prekur […]

Lexo më shumë