COVID-19/ Si hyn “vrasësi” në qelizat e mushkërive dhe si mund të ndalohet? (Video)

COVID-19 është një koronavirus, pjesë e një familje të madhe të viruseve që përfshijnë të ftohtin e zakonshëm, si dhe sëmundje më të rënda siç janë MERS dhe SARS. Koronavirus i ri është një lloj i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit. COVID-19 duket si një top i rrethuar nga një kurorë.

Kjo video e animuar tregon se si koronavirusi futet në qelizat e mushkërive dhe si mund të ndalohet. Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave edhe vdekje.

Sakaq, rekomandimet standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet