×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

COVID-19 shuan familjen shqiptare në Itali, ëndrra e 43-vjeçarit që mbeti në mes të rrugës

Një histori tragjike raportohet nga mediat italiane. Familja Moçka nga Fieri, e cila prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali, u shua tragjikisht në pak kohë nga COVID-19.

Elia Moçka, 43 vjeç jetonte prej vitesh në Leçe, në kryeqytetin e Salentos. Aty ai kishte gjetur mikpritjen, dhe punën pas largimit nga Shqipëria me familjen e tij.

Si fillimi 43-vjeçari nisi një biznes të vogël, me një kamionin të vendosur  pranë ish-konservatorit Tito Schipa, përgatiste saunduiç dhe më vonë u bë një pikë referimi për shumë njerëz.

Teksa gjerat  po shkonin shumë mirë, ai bashkë me familjen u prekën nga virusi.

Edhe pse kishte një trup madhështor, i gjatë dhe plot shëndet, virusi hyri pa mëshirë në trupin e tij dhe mbizotëroi pas disa ditësh luftimesh. Teksa luftonte me vdekjen, prindërit e tij, ndërruan jetë.

Fati rezervoi të njëjtin histori edhe për pronarin e kamionit të ushqimit në rrugë. Moçka kishte mbërritur në Itali në fund të viteve 90 me prindërit dhe vëllezërit me të cilët drejtoi këtë biznes të vogël. Një nga shumë familjet që ikën nga uria dhe varfëria, që në ato vite, mbërtheu tokën e Shqiponjave. Dhe në Leçe Mocka kishte gjetur shtëpinë e tij të dytë. Ai kishte krijuar një familje, u martua dhe u bë baba.

Një njeri i veçantë dhe me shumë prirje për biznes me doza humori ai e quante veten”mbreti i sanduiçit”. Kështu i pëlqente me ironi të përcaktonte veten me shumë shkrime në bluzat e tij të punës, gjithmonë me krenari tregonte në bisedat e tij të natës sakrificat e shumta që duhej të bënte për të pasur dy kamionët dhe për t’u dhënë punonjësve të tij një pagë të rregullt.

Vetëm disa muaj më parë ai u kishte besuar klientëve të tij më besnikë se së shpejti do të përmbushte ëndrrën e jetës së tij: një autobus dy katësh anglez, “i madh dhe i bukur”, tha ai, për ushqimin e ri super të shpejtë në rrugë. Moçka e kishte imagjinuar kaq shumë herë. Dhe ai numëroi ditët. Para se familja e tij të goditej nga virusi: prindërit e tij dhe më pas ai.

I shtruar në spital që nga mesi i marsit në Hyjneshën e Leçes, gjendja e tij u shfaq menjëherë shumë e rëndë. Dhe ai ishte intubuar në njësinë e kujdesit intensiv. Për rreth një javë luftoi me të gjitha forcat e tij. Në mediat sociale, pasuan mesazhet e mbështetjes dhe guximit nga miqtë dhe klientët.

Tani një qytet i tërë po vajton për vdekjen e një personi të mirë dhe gjithmonë bujar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

“Muzikanti shqiptar 90% invalid, po vdes në burg”, gazetari shqiptar në Greqi denoncon: 10 shqiptarë humbën jetën brenda 1 viti në burgjet greke

“Muzikanti shqiptar 90% invalid, po vdes në burg”, gazetari shqiptar në Greqi denoncon: 10 shqiptarë humbën jetën brenda 1 viti në burgjet greke

Publikuar më 10.04.2021
Gazetari i njohur shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria, ka d...

Gazetari i njohur shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria, ka denoncuar një tjetër rast të një shqiptari, i cili ka mbetur sakat në burgun grek. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Zinxhiria tregon se 35-vjeçari, një muzikant shqiptar ka hyrë i saktë në burg dhe tani ai është 90% invalid. “Erdhi në Greqi […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik, i riu shqiptar humb jetën në Itali

Aksident tragjik, i riu shqiptar humb jetën në Itali

Publikuar më 03.04.2021
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj jave në Itali. Nj...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj jave në Itali. Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik. Eder Shqalqi, 34 vjeç, po udhëtonte në një furgon së bashku me një italian, Erik Galuzzo, 28 vjeç. Por një përplasje me një furgon do t’u merrte jetën të dy të rinjve. Ata jetonin në Talmassons dhe […]

Lexo më shumë

Mashtrim dhe fshehje e të ardhurave/ Shqiptarit e kunatit të tij i sekuestrohen automjete luksoze, sende me vlerë dhe vila (Foto-Video)

Mashtrim dhe fshehje e të ardhurave/ Shqiptarit e kunatit të tij i sekuestrohen automjete luksoze, sende me vlerë dhe vila (Foto-Video)

Publikuar më 02.04.2021
Gjykata e Livornos në Itali vendosi në sekuestro pasurinë e ...

Gjykata e Livornos në Itali vendosi në sekuestro pasurinë e 2 sipërmarrësve, njëri prej të cilëve shqiptar, të arrestuar në vitin 2017 për mashtrime me taksat. Mediat italiane bënë me dije se janë sekuestruar, një vilë, 5 automjeteve (mes tyre një Jaguar), dhe sende të çmuara (përfshirë 10 ora luksoze), apo burime të tjera financiare […]

Lexo më shumë

“Qëndroi dy orë pa jetë mbi shtyllë”, flasin dëshmitarët për shqiptarin që u godit nga tensioni i lartë në Greqi

“Qëndroi dy orë pa jetë mbi shtyllë”, flasin dëshmitarët për shqiptarin që u godit nga tensioni i lartë në Greqi

Publikuar më 02.04.2021
Një ngjarje e rëndë u raportua në Greqi një ditë më parë, ku...

Një ngjarje e rëndë u raportua në Greqi një ditë më parë, ku tre elektricist, mes tyre dhe një shqiptar humbën jetën gjatë rregullimit të një defekti teknik në zonën e Eretrias. Mediat greke sjellin dëshmitë e personave që kanë qenë pranë ngjarjes në ato momente. Ai shprehet se 45-vjeçari me origjinë shqiptare iu dogjën […]

Lexo më shumë

Trafikonin qenie njerëzore dhe drogë, shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptare në Francë

Trafikonin qenie njerëzore dhe drogë, shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptare në Francë

Publikuar më 31.03.2021
Një grup kriminal shqiptar i trafikimit të drogës dhe qeniev...

Një grup kriminal shqiptar i trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, është shkatërruar nga policia franceze. Mediat franceze, njoftojnë se janë vënë në pranga 17 shqiptarë të moshave të ndryshme identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur. Po ashtu mësohet se ky operacion është zhvilluar të martën, ku drejtuesi i grupit kriminal ishte një […]

Lexo më shumë

Masakroi me thikë shqiptarin në Londër, zbulohet vrasësi i 21-vjeçarit

Masakroi me thikë shqiptarin në Londër, zbulohet vrasësi i 21-vjeçarit

Publikuar më 27.03.2021
Është zbuluar identiteti i autorit, i cili vrau me thikë 21-...

Është zbuluar identiteti i autorit, i cili vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar, Renato Geci,  në Britaninë e Madhe. Sipas mediave vendase, ai është Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford. Po ashtu së bashku me të policia ka arrestuar edhe një grua 27-vjeçe, e cila akuzohet se ka ndihmuar 31-vjeçarin të fshihet. Renato Geci u vra […]

Lexo më shumë

Incident në det, anija tregtare shqiptare përplaset me peshkarexhën italiane

Incident në det, anija tregtare shqiptare përplaset me peshkarexhën italiane

Publikuar më 25.03.2021
Një anije tregtare shqiptare dhe një peshkarexhë italiane ja...

Një anije tregtare shqiptare dhe një peshkarexhë italiane janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00, 23 milje larg bregdetit, në rajonin e Cesenës. Anija e peshkimit ‘Futuro’, nga Rimini, u ça në bazament dhe katër anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga anija tregtare me flamur shqiptar. Thellësia në vendin e incidentit shkon […]

Lexo më shumë

I zhdukur prej një muaji, gjendet i vdekur në Itali muratori shqiptar (Emri)

I zhdukur prej një muaji, gjendet i vdekur në Itali muratori shqiptar (Emri)

Publikuar më 23.03.2021
Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra, u gjet i...

Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra, u gjet i pajetë në pyjet jo shumë larg qytetit. Ai ishte zhdukur nga Pocapaglia të dielën 21 Shkurt. Mbi zbulimin e trupit dhe hipotezat mbi shkaqet e vdekjes, hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e Compagnia di Bra, drejtuar nga Prokuroria Publike, të […]

Lexo më shumë