Covid 19/ Qëndroi 14 ditë në karantinë, dalin rezultatet për studenten shqiptare

Studentja shqiptare Silvana Doçi  ka dalë nga karantina e cila qindori për 14 ditë aty. Studentes i janë bërë të gjitha analizat dhe nuk rezulton mbartëse e koronavirusit.

Agjencia e lajmeve Turke “Anadolu Agency” shkruan se nga të gjitha analizat e kryera, Doçi  ka dalë negative e virusit COVID-19.

“Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, të 42 personat u futën në karantinë për 14 ditë dhe tani kanë dalë nga spitali,” tha Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca për gazetarët.

Kujtojmë që Doçi shkoi në Turqi më 1 shkurt. Bashkë me të ishin edhe 42 persona të tjerë të cilët u evakuuan Ëhan-i. 32 prej tyre ishin të kombësisë truke, 6 nga azerbajxhani, 3 gjeorgjianë  dhe 1 shqiptare, Silvana Doçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet