×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

COVID-19: Përgjegjësia e përbashkët për të menaxhuar emergjencën dhe parandaluar katastrofën

Florida Doçi

Shumë njerëz mendojnë se kjo nuk është koha e përshtatshme për politikë në mes të një emergjence shëndetësore. Por unë besoj se menaxhimi i situatës emergjente të shkaktuar nga COVID-19 është një diskutim tejet jetësor për t’u shtyrë për më vonë. Kemi mundësinë të mësojmë sot dhe të vetkorrigjohemi përpara se të jetë shumë vonë. Një autopsi post-mortem, kur çdo gjë është thënë dhe bërë, nuk i shërben pacientit. Ashtu edhe sot, heshtja përballë keqmenaxhimit të situatës së krijuar, nuk i shërben shëndetit publik. Është e drejta juaj të mos bini dakord me mua, por unë dëshiroj, uroj dhe shpresoj të ndiqni këshillat e ekspertëve në mënyrë që të keni një jetë të shëndetshme e të gjatë, me kohë plot për të më kundërshtuar.

Një ndër teorite themelore të ndërhyrjeve të shëndetit publik eshte modeli i besimit shëndetësor (health belief model). Ky model psikosocial i formuluar rreth viteve 1950 shpjegon dhe parashikon angazhimin e individit dhe publikut për të ndryshuar sjelljet e shëndetit në bazë të 4 faktorëve kyç: perceptimi i rrëzikshmërisë (susceptibility), ashpërsisë (severity), përfitimeve dhe pasojave. Hartimi i ndërhyrjeve të shëndetit publik duhet medoemos të adresoj një ose disa nga këto faktorë për të patur një impakt pozitiv në ndryshimin e sjelljeve të shëndetit tek individet dhe publiku në gjerësi.

Në lidhje me COVID-19, aplikimi i këtij modeli nënkupton marrjen e masave për të ndërgjegjësuar dhe bindur individët dhe publikun se:
1. Rreziku nga COVID-19 është real dhe jodiskriminues
2. Pasojat e infektimit janë të rënda për individin, shoqërinë, ekonominë etj.
3. Përfitimet nga vetizolimi dhe distancimi social janë të larta
4. Pengesat ose kostoja e vëtizolimit dhe distancimit social janë minimale dhe mitigohen nga shteti/sistemi

Fatkeqësisht, ndërhyrjet e deritanishme në Shqipëri kanë dështuar në adresimin e të katër faktorëve të sipërpërmendur.
Reagimet e hershme të kryeministrit Rama, fill pas identifikimit të rasteve të para me COVID-19, minimizonin rrezikun e ekspozimit ndaj virusit. Fillimisht kryeministri u shpreh se prevalenca e COVID-19 (rastet për numër popullsie) ishte relativisht e ulët ndaj nxiste qytetarët që mos binin pre e infodemisë që e paraqet COVID-19 si mjaft të infektues. Më vonë, ai e përshkroi situatën delikate por jo kritike, jo aq sa për të mbyllur kufijtë apo për të kufizuar lëvizjen duke siguruar popullin se s’ka vend për panik. Të dyja këto deklarata minimizojmë rrezikshmërinë e perceptuar tek publiku, dhe kanë një impakt negativ në angazhimin e publikut në ndërhyrjet e shëndetit publik për të parandaluar përhapjen. Kryeministri gjithashtu deklaroi se “pjesa dërrmuese e atyre që preken nga koronavirusi e kalojnë epideminë pa asnjë shenjë ose si një rrufë të zakonshme stinore”; dhe ripostoi një tweet të presidentit Amerikan Trump që ritheksonte se gripi sezonal vret më shumë njerëz se COVID-19. Përmes këtyre deklaratave, kryeminstri minimizoi ashpërsine e pasojave të COVID-19 duke inkurajuar publikun të mos shqetësohej.
Në këto kushte, nuk përbën aspak çudi që njerëzit nuk e ndjejnë veten të rrezikuar ndaj virusit e për rrjedhojë e kanë të vështirë të perceptojnë pasojat e infektimit masiv dhe përhapjes së pandemisë në komunitetin e tyre. Jo rastësisht shqiptarët mbushën parqet dhe lokalet një ditë më vonë, sypatrembur e të pavetdijshëm për pasojat fatale të kësaj papërgjëgjshmërie sociale.

Për të qartësuar, rrezikshmeria nga COVID-19 është e lartë për këdo pa dallim moshe, gjinie, race, etniciteti etj. Pra kushdo është njësoj i predispozuar ndaj marrjes së virusit, po aq sa janë të ekspozuar ndaj ashpërsisë së pasojave, sepse pasojat e COVID-19 nuk janë thjesht individuale dhe simptomatike. Nëse je një i ri i shëndetshëm sigurisht që mund ta kalosh sëmundjen pa komplikacione, por si mbartës dhe vektor rrezikon të infektosh prindërit e tu apo gjyshërit e tu tek të cilet pasojat e infeksionit mund të jenë vdekjeprurese. A nuk është kjo e frikshme për këdo? Nga një pikëpamje akoma me egocentrike, çdo person që infektohet dhe kërkon shërbim të specializuar mjekësor redukton burimet shëndetësore të disponueshme për publikun, përfshi këtu dhe rastet e emergjencës që mund të të prekin direkt ty si njeri i shëndetshëm (siç janë për shembull aksidentet më makinë, helmimet ushqimore, sëmundjet kronike, kontrollet rutine, ndërhyrjet elektive etj.). Pra është e qartë që si rrezikshmëria si pasojat janë tejet të larta, por ndërhyrjet e deritanishme kanë dështuar të bindin publikun mbi të dy këto faktorë kyç të ndryshimit të sjelljeve. Madje mund të thuhet se reagimet e para të qeverisë thyen edhe besimin e publikut tek ekspertët dhe faktet shkencore, posaqë mesazhi dhe faktet alternative të prezantuara nga kryeministri Rama binin ndesh me ato të paraqitura nga specialistet apo vende të tjera të botës.

Përmes izolimit dhe distancimit social mund të ngadalësojmë përhapjen e virusit në mënyrë që të reduktojmë numrin e pacientëve me COVID-19 dhe të parandalojmë paralizimin e sistemin shëndetësor nga mbingarkesa e rasteve për trajtim.

Së dyti, përpos perceptimit të riskut dhe pasojave, individi dhe publiku duhet gjithashtu të perceptojnë përfitimet e ndërhyrjes së propozuar (në këtë rast vetizolimi dhe distancimi social) si përfitime më të mëdha se sa pengesat që ata hasin në implementim e këtyre masave në jetën e tyre të përditshme. Jo më kot, shumë shtete kanë marr masa emergjente për të mitiguar pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë. Duke garantuar fonde për mbrojtjen e biznesit nga falimentimi, faljen e interesave bankar, shtyrjen e pagesave për shërbime të ndryshme apo mbrojtjen sociale të individëve nga papunësia, vet individet ndjehen më pak të kërcënuar nga rreziku i pasojave të masave parandaluese. Duke minimizuar koston ekonomike, sociale, jetësore etj. te vëtizolimit dhe distancimit social, më shumë njerëz ndërgjegjësohen për ta aplikuar këtë masë në sjelljet e tyre. Deri më sot shteti shqiptar ende nuk ka publikuar paketën e ndihmës ekonomike përpos lehtësimit të pagesave të kredive, duke i vendosur shumë njerëz përballë dilemës së mbijetesës ekonomike apo mbijetesës shëndetësore.

Ekziston një konfuzion i përgjithshëm dhe një panik i theksuar mes qytetarëve të cilëve nga një anë u kërkohet të heqin dorë nga liritë më themelore siç janë lëvizja e lirë, dhe nga ana tjetër nuk ju ofrohet asnjë ndihmë për të mitiguar pasojat dhe asnjë shpjegim logjik shkencor evidencial për të adoptuar ketë ndryshim sjelljesh.

Për t’ju rikthyer masave që janë marrë deri më tani e që vazhdojnë të ndryshojnë çdo ditë, duhet thënë se aktualisht: 1. Qeveria shqiptare dështoi në parandalimin e importimit të COVID-19 apo të përhapjes së virusit më tej. Duhet thënë se me 9 Mars, kur u identifikua rasti i parë në Shqipëri, Italia fqinje ishte në një situatë kritike me mbi 7300 raste të konfirmuara. Duke patur parasysh kontekstin e lëvizjes së shqiptarëve se Itali, masa parandaluese duhet të ishin marr qysh më herët se shkurti. 2. Përcimi i mesazheve kontradiktore për sa i përket rrezikshmërisë dhe ashpërsisë së pasojave të COVID-19 ka patur një ndikim negativ ne angazhimin e publikut në implementimin e ndërhyrjeve parandaluese si vetizolimi dhe distancimi social. Masat ekstreme kanë shkaktuar paqartësi, panik dhe pasiguri tek publiku në vend të ndërgjegjësimit dhe ndryshimit afatgjatë të sjelljeve të shëndetit. 3. Zgjedhja e mediumit të percimit të mesazheve ka rritur mosbesimin dhe mosbindjen e publikut nga vërtetësia dhe rëndësia e masave të imponuara. Në çdo shtet ka patur një distancim të të dukshëm të politikës nga mesazhet publike, të cilat i janë lënë në dorë ekspertëve të shëndetit publik. Në rastet e një emergjence shëndetësore është e rëndësishme që informacioni të perceptohet nga publiku si i saktë dhe i paanshëm, për të krijuar besim dhe angazhim tek ndërhyrja. Në Shqipëri, kryeministri Rama mori përsipër të jetë zëri dhe fytyra e gjithë masave të marra (siç ka ndodhur gjithmonë!), duke krijuar një përçarje të thellë dhe mosbesim të publikut qoftë prej bindjeve politike, preferencave individuale apo vet artikulimit të mesazhit. 4. Efektiviteti i masave të ndërmarra është tejet i paqartë, duke lënë hapësirë për dyshime mbi motivacionet e ndërhyrjeve të tilla. Pikë së pari po shihet një rritje e numrit të rasteve të evidentuara më 5-15% më ditë, një shifër sa alarmante aq edhe e padëshiruar. Vdekshmëria për raste është aktualisht ~2%, dhe numri i testeve për numër banorësh mbetet relativisht i ulët krahasuar me vendet në rajon. Akoma më alarmant mbetet fakti se të paktën 8 nga rastet e identifikuara janë personel mjekesor, cka tregon mungesën e gatishmërisë së sistemit shëndetësor për të përballuar ketë epidemi, si edhe rezulton në reduktimin e burimeve shëndetësore në dispozicion të publikut. Për më tepër, kufizimi i lëvizjes dhe biznesit në fasha orare shkakton mbipopullim dhe rritje të trafikut në ato fasha, duke rritur edhe rrëzikshmërinë e transmisionit të virusit në komunitet.

Duke patur parasysh të gjitha këto, duhet theksuar se vetizolimi dhe distancimi social janë absolutisht kritikë në prandalimin e përhapjes së këtij virusi. Në një kohë kur mesazhet janë të paqarta dhe masat jo fort bindëse, është detyrë e gjithsecilit të mirëinformoj dhe edukoj veten mbi pasojat e kësaj epidemie. Ndjekja e udhëzimeve të eksperteve siç janë higjiena personale dhe vetizolimi janë tejet të domosdoshme, po aq sa është e domosdoshme mosdalja në fasha orare me trafik të rënduar kur risku i ekspozimit është i lartë. Trajtoni cdo sipërfaqe dhe cdo njeri si vektor infektues, dhe merrni masa drastike për të evituar çdo kontakt për të mbrojtur veten dhe njerëzit tuaj të dashur. Rreziku i përhapjes se virusit është sa real aq edhe iminent, dhe pasojat e perhapjes së kësaj epidemie janë gjithpërfshirëse dhe afatgjata. Andaj është e rëndësishme angazhimi i të gjithëve në menaxhimin e kësaj situate, për të parandaluar katastrofa të ngjashme si ajo në vendin fqinj të Italisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Plazhi i Durrësit si një banjo e madhe publike dhe qeveria që nuk ekziston

Plazhi i Durrësit si një banjo e madhe publike dhe qeveria që nuk ekziston

Publikuar më 21.06.2022
Ana Olsson Tabaku Ki kujdes kur lahesh në plazhin e Durrësit...

Ana Olsson Tabaku Ki kujdes kur lahesh në plazhin e Durrësit nga ura e Dajlanit deri te Kavalishenca, dëgjoj gjithmonë njerez. Me vite kjo zonë është shumë e populluar nga turistët e Kosovës qe i qofshim falë, por a kanë ata dhe turistë të tjerë ne dispozicion banjo publike? Jo! 31 vjet demokraci e 10 […]

Lexo më shumë

Butrinti, pasqyrë e mendimit arkeologjik?

Butrinti, pasqyrë e mendimit arkeologjik?

Publikuar më 07.06.2022
Pirro Naçi Kohët e fundit u fol shumë për Butrintin dhe arke...

Pirro Naçi Kohët e fundit u fol shumë për Butrintin dhe arkeologjinë. Na e solli ligji i menaxhimit të Butrintit. Dhe mirë bëri…. Më shumë folën ata jashtë kësaj shkence se sa vetë arkeologët. Por edhe ata kur folën, na ngatëruan më shumë!…. Disa madje u munduan të japin edhe ‘’çertifikata’’ identiteti… Butrinti nuk ka […]

Lexo më shumë

A është Komonuelthi Europian i Boris Xhonson një alternativë më e mirë se BE?

A është Komonuelthi Europian i Boris Xhonson një alternativë më e mirë se BE?

Publikuar më 02.06.2022
Pirro Prifti Një javë më parë me dt. 27 maj 2022 sipas të pë...

Pirro Prifti Një javë më parë me dt. 27 maj 2022 sipas të përditëshmes italiane “Corriere della Sera”, botuar nga Alvise Armelini me titull “Britania e Madhe dëshiron të përfshijë Ukrainën në Komonuelth”, thekson një propozim alternativ të Kryeministrit britanik Boris Johnson për krijimin e një ‘Commonwealth Evropian’ në dallim nga Bashkimi Europian, në të […]

Lexo më shumë

Analiza e ‘The Economist’: Pse Erdogani po bllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Analiza e ‘The Economist’: Pse Erdogani po bllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Publikuar më 31.05.2022
The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencional...

The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencionale për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, konkurrencën e fuqive të mëdha dhe sigurinë euroatlantike. Zhvillimet më të fundit gjithashtu gjallëruan NATO-n, ndoshta aleanca më e madhe ushtarake në histori. Turqia ka qenë një aleat i domosdoshëm i NATO-s për 70 vite. Vendi ynë u bashkua me […]

Lexo më shumë

Kur Sojlinjtë e Politikës janë kthyer në ca Sojsëzë

Kur Sojlinjtë e Politikës janë kthyer në ca Sojsëzë

Publikuar më 12.05.2022
Pirro Prifti Ngarjet dhe transformimet më të çuditshme ndodh...

Pirro Prifti Ngarjet dhe transformimet më të çuditshme ndodhën gjatë kësaj periudhe të shkurtër të kalimit nga diktatura në demokraci, në të cilën u përmbysën shumë koncepte, ide dhe e zhveshën individin që jetonte në periudhën e diktaturës si një individ të cilin Partia do ta transformonte në `njeriun e ri`, por se në fakt […]

Lexo më shumë

S’ka faj Ronela, por moçali nga doli

S’ka faj Ronela, por moçali nga doli

Publikuar më 11.05.2022
Arben Rrozhani Shqipëria u skualifikua mbrëmë në Eurovision,...

Arben Rrozhani Shqipëria u skualifikua mbrëmë në Eurovision, duke mos shkuar në finale, si asnjëherë më parë, por fati i saj ishte vendosur më 29 dhjetor 2021, kur kënga “Sekret”, me tekst, muzikë dhe e kënduar nga Ronela Hajati u shpall fituese e Fest 60 në RTSH. Ai nuk ishte një vendim individual, por i […]

Lexo më shumë

A janë bërë patriotët shqiptarë, nacionalistë?

A janë bërë patriotët shqiptarë, nacionalistë?

Publikuar më 06.05.2022
Pirro Prifti Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtar...

Pirro Prifti Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtarë që vinin nga pjesa më e mirë intelektuale e të tre feve në Shqipëri ishin patriotë të vërtetë dhe asnjëherë nuk luftuan për poste dhe hegjemoni të shqiptarëve, por vetëm për një Shqipëri të pavaruar dhe sovrane. Menjëherë pas pavarësisë patriotizmi e realizoi detyrën e vet, por […]

Lexo më shumë

Tanush Çaushi: Gëzuar 1 majin, ditën e dështimit tonë

Tanush Çaushi: Gëzuar 1 majin, ditën e dështimit tonë

Publikuar më 01.05.2022
Tanush Çaushi Është ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me gëzi...

Tanush Çaushi Është ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me gëzim si para viteve ’90-të ashtu edhe në vitin 2022. Tabloja në përmbajtje është e njëjtë edhe pse modelet e festimit janë disi më ndryshe. Duket sikur çdo gjë shkon vaj si në vitet 1970 edhe në 2022. E njohur si Festa e punëtorëve […]

Lexo më shumë