COVID-19/ Meta dekreton ndryshimet në ligjin “Për pajisjet mjekësore”

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot ndryshimet e ligjit që lidhet me situatën e krijuar me koronavirusit.

Ai ka dekretuar ndryshimet në ligjin “Për pajisjet mjekësore”, të cilat do të sjellin një përmirësim të procedurave rregullatore të sektorit, të lidhura me prodhimin, importimin dhe regjistrimin e pajisjeve të tilla.

Në ligj përcaktohet një proces licensimi për pajisjet mjekësore, që nuk ekzistonte më parë. Gjithashtu do të vendosen rregulla të mirëpërcaktuara edhe për blerjen e pajisjeve online, i monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet